Me ardhjen e vjeshtës dhe nisjen e vitit të ri shkollor, Fondacioni M. & M. Ivanaj vijon me përkushtim misionin e tij për të mbështetur edukimin dhe zhvillimin e brezave të rinj.

Në bashkëpunim me Qendrën për Gra dhe Fëmijë në Kombinat, u shpërndanë veshje për fëmijët, duke i ndihmuar ata të ndihen më të përgatitur dhe të përqendrohen tek shkolla dhe formimi i tyre personal. Ky gjest është një shprehje e besimit tonë se krijimi i kushteve të përshtatshme për fëmijët është hapi i parë drejt një të ardhmeje më të mirë.

Fondacioni M. & M. Ivanaj do të vazhdojë punën për të sjellë ndryshime pozitive përmes projekteve dhe iniciativave që lidhen me edukimin, kulturën dhe zhvillimin e qëndrueshëm, duke besuar fort se çdo hap i vogël drejt arsimimit cilësor është një kontribut i madh për të ardhmen e shoqërisë.