Në përmbyllje të këtij viti, stafi i Fondacioneve M.&M. Ivanaj në Tiranë dhe New York, shpreh urimet më të përzemërta për partnerët, bashkëpunëtorët dhe miqtë tanë.
Kjo periudhë festive na fton të reflektojmë mbi vlerat që na bashkojnë dhe mbi misionin që vazhdojmë me përkushtim.
Me respekt dhe mirënjohje të thellë, kujtojmë Drita Ivanaj, Presidenten dhe themeluesen e Fondacionit, vizioni, humanizmi dhe përkushtimi i së cilës vazhdojnë të jenë përherë udhërrëfyes i punës sonë.
Ju urojmë që Krishtlindjet t’ju gjejnë pranë njerëzve tuaj të dashur, ndërsa Viti i Ri të sjellë shëndet, paqe dhe shpresë.