Ne takohemi dy herë në muaj në ambientet e Fondacionit Ivanaj për të ndarë mendime, për të shkëmbyer ide dhe për të zhvilluar biseda kuptimplota të frymëzuara nga librat që lexojmë. Është një hapësirë e ngrohtë dhe mikpritëse për çdo të apasionuar pas leximit.

Na ndiqni për të qëndruar të përditësuar dhe për të qenë pjesë e këtij udhëtimi të bukur në botën e librave!