-
Referati i mbajtur nga Nikollë Ivanaj përpara Shoqatës së Shtypit Italian më 26 janar 1911 është një dokument historic i rëndësie të veçantë për ditët tona. Jemi në pragun e kryengritjeve të mëdha të Veriut dhe të aktivitetit të dendur diplomatik, të cilat do të shpinin në Shpalljen e Pavarësisë në Vlorë një vit më vonë. Sipas autorit, pas periudhës së lavdishme të Skënderbeut dhe prirjes politike të Ali Pashë Tepelenës, viti 1911 është tepër kritik për fatin e Shqipërisë dhe shqiptarëve.