Përshkrim
Ky libër sjell veprën e dy poetëve nga malësia shqiptare, vëllezërve Ivanaj, Martin dhe Mirash. Të dy vëllezërit, me origjinë shqiptare, të lindur në Triesh, vazhduan studimet në Podgoricë dhe më pas në qytetet serbe të Pozharevcit dhe Beogradit. Në atë kohë gjuha shqipe nuk mësohej as në vendlindjen e tyre, në Triesh të Malësisë dhe as në Podgoricë. Kështu, gjatë studimeve në Serbi, ata filluan të botojnë poezitë e para në revista dhe gazeta në Beograd, në gjuhën serbe. Poezitë origjinale të përfshira në këtë libër janë shkruar dhe botuar në vitin 1908, përveç rasteve kur tregohet ndryshe.
Thirrja poetike e Vëllezërve Ivanaj është jashtëzakonisht sentimentale dhe, në shumë raste, është edhe hutuese. Dashuria e tyre rinore ishte plot larmi tragjike. Në realitet, në jetën e tyre intime ka pasur shumë dukuri të dhimbshme, të cilat i dimë vetëm ne, të afërmit e tyre, dhe kjo është arsyeja që ato pasqyrohen në veprat e tyre letrare. Megjithatë, në kontrast me sentimentalizmin dhe erotizmin e pafat, ne gjejmë gjithashtu ndjenja optimizmi në shumë nga poezitë e vëllezërve Ivanaj.
Ky botim sjell disa nga poezitë e vëllezërve Ivanaj të përkthyera në shqip, me një pjesë prej tyre të përkthyera edhe në anglisht.