Përshkrim

Ky libër përmban tezën e doktoratës së Dr. Martin Ivanaj, të cilën ai e mbrojti në Universitetin Mbretëror të Romës në vitin 1921. Ky është një dokument një shekullor që analizon Kodin e Lekë Dukagjinit (ligjet zakonore të lashta shqiptare), me fokus mbi praktikat e ndjekura nga fiset e Shqipërisë Veriore të Trieshit, Hotit dhe Grudës.

Në këtë tezë Dr. Ivanaj ka paraqitur analiza krahasuese me argumente bindëse dhe shkencore në shumë aspekte, si juridike, sociale, madje edhe në aspektin e dashurisë që mbizotëronte tek anëtarët e familjeve shqiptare.

Dr. Martin Ivanaj ishte ndër avokatët dhe gjyqtarët e parë në Shqipëri me arsim perëndimor dhe para vdekjes së tij, Kryetar i Gjykatës së Lartë dhe Anëtar i Këshillit të Shtetit (1932-1939). Ai la pas një trashëgimi të çmuar në fushën e së Drejtës, me artikuj të shumtë që interpretonin dhe pasuronin Kodet Civile dhe Penale. Fondacionet Ivanaj në Nju Jork dhe Tiranë mbajnë emrin e Dr. Martin dhe Prof. Mirash Ivanaj dhe vazhdojnë trashëgiminë e tyre.

Versioni origjinal në italisht, si dhe përkthimet në anglisht dhe shqip, përfshihen në këtë botim në tre gjuhë, i disponueshëm në format elektronik dhe fizik.