Qendra e Inkubacionit të Biznesit dhe Inovacionit është këtu që t'ju ndihmojë

Business Incubation Hub

Çfarë është Qendra e Inkubacionit të Biznesit dhe Inovacionit?

Qendra e Inkubacionit të Biznesit dhe Inovacionit të Fondacionit Ivanaj (BIIH) ofron një larmishmëri shërbimesh për të mbështetur, trajnuar dhe udhëzuar sipërmarrësit e rinj që kanë idenë e duhur, por i mungojnë burimet fizike dhe nuk dinë si ta transformojnë idenë e tyre nga koncepti në biznes të suksesshëm e të qëndrueshëm. E thënë më thjesht: biznesi ynë ka për qëllim të ndihmojë biznesin tuaj!

Çfarë lloj mbështetje dhe shërbimesh do të sigurojë BIIH?

Krijimi i një biznesi të ri është një detyrë sfiduese edhe për sipërmarrësit më me eksperiencë. Ndonjëherë, vetëm të pasurit e një ideje të mirë biznesi nuk është e mjaftueshme për të garantuar një biznes të suksesshëm dhe me perspektivë. Në Fondacionin Ivanaj ne e kuptojmë që startup-et e reja kërkojnë jo vetëm burimet fizike dhe financiare për ta ngritur një biznes por kanë nevojë edhe për udhëheqje, njohuri, trajnime dhe mbështetje nga profesionistë të afirmuar të fushës.

Për këtë arësye ne po bashkëpunojmë me Frost and Fire Consulting, një firmë konsultimi e afirmuar dhe me eksperiencë që do t’i bëjë të gjitha shërbimet e saj të disponueshme për sipërmarrësit tanë.

Nëpërmjet bashkëpunimit tonë të përbashkët brenda kuadrit të BIIH, sipërmarrësit përfitojnë në mënyrat vijuese për një periudhë 1 vjeçare ose më shumë në varësi të nevojave dhe marrëveshjeve:
  • Akses në zyrat e tyre personale/mjedise pune me facilitetet përkatëse;
  • Wi-Fi Falas;
  • Pajisje të nevojshme zyre;
  • Shërbime marketingu dhe konsulencë profesionale; duke përfshirë këshillim ligjor dhe financiar;
  • Mundësi network-u me individë dhe kompani relevante brenda dhe jashtë Shqipërisë.

Si funksionon BIIH?

Një nga qëllimet e Fondacionit Ivanaj është të ndihmojë nxitjen dhe kultivimin e sipërmarrjes në Shqipëri. Nëpërmjet BIIH ne shpresojmë ta realizojmë këtë gjë për shumë sipërmarrës të rinj shqiptarë, kreativë dhe inovativë. Për të siguruar qëndrueshmërinë dhe funksionalitetin  e BIIH edhe në të ardhmen, përfituesit e programit duhet të lidhin marrëveshje me Fondacionin Ivanaj për të ndarë me të një pjesë të fitimit të realizuar nga kjo kompani e re e cila do të regjistrohet sipas ligjit. Termat e saktë të marrëveshjes do të përcaktohen sipas rastit dhe në dakordësi midis palëve.

Jam i interesuar, ku duhet të regjistrohem?
Shumë mirë! Jemi shumë të lumtur për këtë! Megjithatë për t’u siguruar që jemi një kombinim i mirë me njëri-tjetrin, duhet të ndiqni katër fazat e mëposhtme!

FAZA 1: APLIKIMI ONLINE

FAZA 2: INTERVISTA FILLESTARE

FAZA 3: PREZANTIMI TEK BORDI

FAZA 4: URIME! REALIZIMI I MARRËVESHJES TË PARTNERITETIT

Për më shumë informacione lidhur me këtë mundësi, ju lutemi na kontaktoni.

Më të fundit nga BIIH

Shpalosje e mundësive: Rritja e sektorit të Formimit Profesional Publik në Shqipëri përmes Iniciativës së InnoVET
Ndihmo edukimin e të rinjve shqiptarë
“Piknisje” për sipërmarrësit e rinj!
Një eksperiencë e veçantë me synime të larta