Çdo pak, ndihmon!

Fondacionet Ivanaj të Nju Jorkut dhe Tiranës, përmes "Qendrës së Inkubacionit të Biznesit dhe Inovacionit (BIIH)" ofrojnë një sërë shërbimesh për të ndihmuar, trajnuar dhe mbështetur të rinjtë shqiptarë që kanë dëshirë të bëhen sipërmarrës, të cilët kanë një ide të mirë, por që u mungojnë burimet e nevojshme fizike dhe njohuritë për zhvillimin e saj. Ne i mbështesim të rinjtë gjatë gjithë rrugës, nga konceptimi i idesë, tek krijimi i bizneseve të suksesshme.

Për të ndjekur qëllimin tonë, ne kemi nevojë për mbështetjen e të gjithëve. Të dy Fondacionet në Nju Jork dhe Tiranë karakterizohen nga një nivel i lartë i transparencës dhe llogaridhënies, kjo është arsyeja pse ne tani kemi hapur një fushatë në GoFundMe për të pranuar kontributet tuaja. Donacioni juaj përmes GoFundMe do të përdoret:

  • Për të ndihmuar në mbulimin e tarifës së trajnerëve që do të mbështetin të rinjtë shqiptarë të zhvillojnë aftësitë sipërmarrëse.
  • Për të investuar në teknologji (tableta, kamera dhe laptop) për të ndihmuar edukimin e këtyre të rinjve.

BIIH-ja jonë do të vazhdojë të mbështesë, trajnojë dhe drejtojë sipërmarrësit e rinj shqiptarë që duan të sjellin një perspektivë të re në mënyrën (e vjetër) shqiptare të të bërit biznes. Rinia mund të bëjë një ndryshim!

Pra, ju lutemi na ndihmoni, që t’i ndihmojmë ata!