Oficerët Ekzekutiv:
Rezart Spahia – President
Altin Leka – Sekretar dhe Arkëtar
Arbi Rizo – Anëtar
Olton Hysenbegasi - Anëtar
Vullnetarët:
Fondacionet Ivanaj (New York & Tiranë) mbështeten mbi aftësitë, vullnetin e mirë dhe përpjekjet e një numri vullnetarësh si brenda ashtu edhe jashtë vendit. Fondacionet inkurajojnë për më shumë vullnetarizëm në vend dhe janë gjithmonë në kërkim të njerëzve të interesuar që duan të ofrojnë kohën dhe idetë e tyre në funksion të realizimit të objektivave të tyre.
Anëtarët e Bordit:
Rezart Spahia
Rezart Spahia është një jurist i spikatur, karriera e të cilit ndërthur disiplina të ndryshme dhe shtrihet në disa kontinente, duke reflektuar një përkushtim të thellë ndaj angazhimit qytetar dhe ruajtjes së trashëgimisë kulturore. I licencuar si avokat në shtetin e Nju Jorkut, z. Spahia ka ndërtuar një karrierë të larmishme që përfshin role si arkeolog dhe jurist në Tiranë, Nju Jork dhe Londër. Ai është vlerësuar si “Hall of Fame” dhe “Avokat i Dalluar” në fushat e së Drejtës Tregtare, Blerjeve & Bashkimeve (M&A), dhe Financimeve të Projekteve për punën e tij me Frost & Fire Consulting, një firmë elitare këshillimi juridik dhe biznesi në Shqipëri.
Si Drejtor Ekzekutiv i Fondacioneve Ivanaj, z. Spahia është një përkrahës i flaktë i arsimit, ruajtjes së trashëgimisë kulturore dhe angazhimit qytetar në Shqipëri dhe në diasporën shqiptare. Përveç kontributit të tij në Fondacionet Ivanaj, të cilave u ka ofruar shërbime juridike pro bono që nga themelimi, angazhimi i tij në sektorin jofitimprurës përfshin rolin si anëtar bordi në RIT Kosovo (Fondacioni i Universitetit Amerikan në Kosovë), Nënkryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptaro-Amerikan, anëtar bordi në Fondacionin për Ruajtjen e Trashëgimisë Shqiptare, anëtar bordi në Këshillin e Lartë të Sporteve të Shqipërisë dhe Nënkryetar i Federatës Shqiptare të Karatesë.
Nën drejtimin e z. Spahia, Fondacionet Ivanaj vazhdojnë të punojnë për të çuar përpara misionin e tyre për të promovuar traditat intelektuale, juridike dhe shkencore të Shqipërisë, ndërsa frymëzojnë brezat e ardhshëm përmes edukimit dhe nxitjes së krenarisë për trashëgiminë e tyre historike dhe kulturore.
Altin Leka
Altin Leka, është një profesionist në fushën e shkencës i cili ka shërbyer si studiues dhe menaxher në një numër hulumtimesh në korporata farmaceutike në Evropë dhe në SHBA. Ai ka një Master në Kimi dhe përvojë të plotë në kërkimin dhe zhvillimin e metodave analitike të testimit për karakterizimin e formulave farmaceutike të zhvilluara rishtazi. Përvojat e mëparshme të punës në Institutin e Kërkimeve të Battelle në Gjenevë dhe Institutin GH në Nju Jork përfshijnë kërkime të gjera mbi kromatografinë me gaz dhe lëngje inkorporuar me spektroskopi masive për identifikimin e strukturave kimike dhe substancave të tyre të lidhura. Aktualisht, ai mban pozicionin e Menaxherit të Inxhinierisë së Cilësisë në Perrigo Pharmaceuticals në Nju Jork (PNY), ku ka punuar në disa kapacitete për më shumë se 15 vjet. Ndër arritjet e tjera në Perrigo, ai ka projektuar disa projekte për uljen e kostos duke përfshirë eliminimin e testimit të tepërt të "procesit" dhe produkteve të përfunduara të drogës dhe ka bashkëpunuar në disa programe me Food and Drug Administration (FDA) në lidhje me afatin e skadencës së produkteve farmaceutike. Altin është një anëtar aktiv i Komitetit të Shërbimit të Komunitetit në PNY, i cili promovon shkencën për të rinjtë në zonat me të ardhura të ulëta të New York City, si dhe sponsorizon stazhet për studentët në fusha të ngjashme. Ai iu bashkua së fundmi Fondacionit Martin dhe Ivanaj në Nju Jork si Zëvendës President i tij.
Arbi Rizo
Arbi Rizo filloi karrierën e tij në J.P. Morgan në grupin e Analizës së Investimeve dhe Konsulencës, pjesë e bankës së investimeve. Ai ka punuar me fondet e pensioneve, sigurimeve dhe fondacionet, duke analizuar të dhëna kritike për portofolet e tyre. Ai la J.P. Morgan pesë vite e gjysmë më vonë për të vazhduar arsimin e tij në Mbretërinë e Bashkuar dhe mori një diplomë Master nga Universiteti i Oksfordit. Gjatë studimeve të tij, ai u kontraktua përkohësisht nga një ndërmarrje e kapitaleve të sipërmarrjes, duke u përqëndruar në një nga investimet e tyre në bioteknologji. Pas diplomimit, Arbi u transferua përsëri në New York dhe punoi në Bankën e Amerikës Merrill Lynch si pjesë e ekipit të Konsulentëve për Llogaritë e Menaxhuara. Ai ka punuar si agjent financiar i investimeve të mbivendosura për dy vitet e para dhe, më pas, u bashkua me njësinë e Investimeve Strategjike, ku ai ka qenë për për katër vitet e fundit. Në rolin e tij aktual, Arbi ndihmon në ndërtimin e strategjive të reja të investimeve të mbivendosura dhe drejton teknika përmirësimi për të zbatuar portofolet. Në 2021 ai iu bashkua Bordit të Fondacionit të Nju Jorkut si Zv. President për Zhvillimin.
Olton Hysenbegasi - Anëtar
Olton është një udhëheqës i matur dhe strategjik, me mbi 25 vite përvojë, që ofron konsulencë dhe udhëheqje për praktikat më të mira në sisteme dhe metodologji, zhvillim strategjie, modele të funksionimit të planifikuar, shërbime këshilluese, risk dhe qeverisje, menaxhim të ndryshimeve në shkallë të gjerë, menaxhim të procesit të biznesit, transformim dhe menaxhim programi dhe ekzekutim të përsosur. Një drejtues bashkëpunues me përvojë të gjatë në menaxhimin e programeve të mëdha dhe komplekse transformuese. Olton përqendrohet në zhvillimin e njerëzve teksa zhvillon nisma strategjike dhe transformuese në të gjithë ndërmarrjen. Ekspertiza e Olton-it përfshin një rekord të shkëlqyer në udhëheqje dhe sigurim programesh strategjike në organizata të mëdha, komplekse, me intensitet informacioni, të bazuara në shërbime me buxhete më të mëdha se 25 milion dollarë në vit.
Olton është rritur dhe ka mbaruar studimet e larta universitare në Tiranë, Shqipëri. Ai u diplomua në Master i Shkencave në Inxhinieri Elektronike (Telekomunikacion) nga UPT më 1995 dhe Master në Administrim Biznesi nga Richard Ivey School of Business nga University of Western Ontario më 2013. Olton, gjithashtu ka një çertifikim PMP nga Project Management Institute, dhe çertifikim ITIL nga APM Group Limited. Gjithashtu, Olton ka shumë çertifikime/ akreditime profesionale, siç janë: Inxhinier i Çertifikuar i Microsoft-it nga Ryerson University, Negocim dhe Menaxhimi i Konflikteve për Menaxhim Projektesh dhe Programesh RBC, Programi i Ekselencës së Menaxhimit RBC, Praktikues i zhdërvjellët i Çertifikuar RBC, etj.
Olton e filloi karrierën e tij profesionale në Shqipëri, duke punuar si menaxher programesh me Fondacionin Shoqëria e Hapur, Programi Shqiptar i Zhvillimit të Edukimit (AEDP), më 1995. Karriera e tij në Kanada filloi në Merrill Lynch Canada më 1999; më pas ai u punësuar si menaxher projekti në Canadian Imperial Bank of Commerce (CIBC). Më 2005, Olton iu bashkua Byrosë së Sigurimeve të Kanadasë dhe në vitin 2007, Olton iu bashkua Royal Bank of Canada (RBC) si Menaxher i Lartë Projekti. Në vitin 2008, Olton u ngrit në detyrë si Manaxher i Lartë Programi/ Manager Zhvillimi IT. Në vitin 2014 ai u ngrit në detyrë në Drejtor Programi për Aplikimin e Shitjeve me Pakicë në Optimizimin e Kapaciteteve për Shitjet Ndër-Sektoriale. Në vitin 2016, ai u emërua Drejtor në RBC, Shërbimet e Transformimit të Strategjisë (zyra CFO, CAO) dhe në vitin 2017 ai mori rolin e Drejtorit në Sigurinë Kibernetike, IT Risk & Shërbimet e Sigurisë.
Olton ka marrë çmime të shumta gjatë karrierës së tij profesionale si: Fondacioni Shoqëria e Hapur – AEDP, çmimi për Punonjësin më të Mirë të Vitit, Merrill Lynch Canada Spotlight Award, CIBC Achievers Award, RBC Make a Difference Award, shumë çmime për punë në grup dhe dy herë çmimin prestigjoz RBC Gold STAR Award.
Për çdo çështje në lidhje me fondacionin Martin and Mirash Ivanaj Foundation në Nju Jork, ju lutem na kontaktoni në [email protected]