Cmimi Mirash Ivanaj - Mesuesi i vitit 2026

Fondacioni M. & M. Ivanaj Institute shpall hapjen e thirrjes për propozime për Çmimin “Mirash Ivanaj – Mësuesi i Vitit”, edicioni pilot 2026, i cili zbatohet për shkollat publike të qytetit të Tiranës.

Thirrja është e hapur për propozime nga data 26 janar deri më 6 shkurt dhe synon të identifikojë mësues dhe mësuese që kanë treguar përkushtim, profesionalizëm dhe ndikim të qëndrueshëm në edukimin e nxënësve. Në të njëjtën kohë, çmimi vlerëson kontributin afatgjatë të figurave që kanë lënë gjurmë në arsimin parauniversitar përmes një kategorie të veçantë për mësues në pension.

Propozimet paraqiten përmes formularit digjital dhe i nënshtrohen një procesi të strukturuar vlerësimi. Kandidatët më të propozuar do të kalojnë në fazën e dytë të procesit, e cila përfshin votimin publik në “online” dhe vlerësimin paralel nga një juri e pavarur, në përputhje me parimet e transparencës, meritokracisë dhe përgjegjësisë institucionale.

  1  0
Ditë
 
  1  1
Orë
 
  4  1
Minuta
 
  2  7
Sekonda

Afati i nominimeve ka mbaruar!

KRITERET E PËRZGJEDHJES

Një kandidat duhet të përmbushë këto kushte minimale:

  • Minimumi 5 vite përvojë në mësimdhënie
  • Ushtron ose ka ushtruar profesionin në qytetin e Tiranës në sistemin e arsimit publik
  • Nuk ka masa disiplinore
  • Nuk ka precedent penal
  • Gëzon reputacion profesional dhe etik
  • Vlerësohet për ndikim pedagogjik, përkushtim dhe kontribut në komunitet

FAQ – PYETJE TË SHPESHTA

Një kandidat duhet të përmbushë këto kushte minimale:

Kush mund të propozojë një mësues ose mësuese?

Çdo qytetar mund të propozojë: nxënës, ish-nxënës, prindër, kolegë, drejtues shkollash apo anëtarë të komunitetit. Çdo person mund të paraqesë vetëm një propozim.

Kush mund të propozohet për këtë çmim?

Mund të propozohet çdo mësues ose mësuese që ushtron aktualisht profesionin në arsimin parauniversitar publik në qytetin e Tiranës, si edhe mësues ose mësuese në pension që kanë dhënë një kontribut të qëndrueshëm dhe të jashtëzakonshëm në edukimin e brezave. Për mësuesit në pension do të ketë një kategori të veçantë vlerësimi.

Si bëhet propozimi?

Propozimi bëhet duke plotësuar formularin digjital në këtë faqe. Propozuesi duhet të japë të dhëna bazë për mësuesin/mësuesen dhe një argumentim të shkurtër (100–400 fjalë) që shpjegon pse ky mësues meriton të vlerësohet. Çdo person mund të paraqesë vetëm një propozim.

A mund të propozohet i njëjti mësues nga disa persona?

Po. I njëjti mësues ose mësuese mund të propozohet nga shumë persona të ndryshëm. Numri i propozimeve merret në konsideratë për përzgjedhjen e finalistëve.

Cili është afati për propozime?

Thirrja për propozime është e hapur nga data 26 janar deri më 6 shkurt 2026, ora 23:59.

Si përzgjidhen finalistët?

Mësuesit ose mësueset më të propozuar në total kalojnë në fazën e dytë të procesit dhe shpallen si finalistë.

A ka votim publik? Si funksionon?

Po. Finalistët i nënshtrohen një faze votimi publik “online” nga data 16 deri më 22 shkurt 2026. Çdo qytetar mund të votojë një herë për kandidatin që vlerëson.

A mund të propozohet një mësues ose mësuese në pension?

Po. Mund të propozohet edhe një mësues ose mësuese në pension, për sa kohë që ka ushtruar profesionin në qytetin e Tiranës dhe ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm dhe të qëndrueshëm në edukimin e brezave. Për këtë kategori do të ketë një vlerësim të veçantë.

Afatet kryesore

26 janar – 6 shkurt 2026

Periudha e.  hapur e propozimeve. Mbledhja e rekomandimeve përmes formularit digjital.

7 – 15 shkurt 2026

Analiza administrative dhe cilësore e rekomandimevePërzgjedhja e kandidatëve finalë.

16 shkurt 2026

Shpallja publike e finalistëve sipas kategorive.

16 shkurt – 22 shkurt 2026

Votimi publik “online” Vlerësimi paralel nga juria e pavarur.

8 mars 2026

Shpallja publike e fituesve. Ceremonia kombëtare me transmetim televiziv.

13 mars 2026

Ceremonia institucionale e festimit dhe mirënjohjes për të gjithë kandidatët. Ambientet e Fondacionit M. & M. Ivanaj Institute.

Formulari i propozimeve

Lutem plotësoni formularin këtu poshtë:

01. Propozo mësuesin tënd

Të dhënat tuaja

Lutem plotësoni të dhënat personale


Të dhënat për mësuesin që po nominoni

Lutem plotësoni të dhënat e mësuesit që po nominoni si kandidat