Në ambientet e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, Fondacioni “M. & M. Ivanaj” organizoi veprimtarinë përkujtimore me titull “Familja Ivanaj – Një trashëgimi në shërbim të Shqipërisë”, një aktivitet kushtuar kontributit të jashtëzakonshëm të familjes Ivanaj në historinë, arsimin, kulturën dhe jetën publike shqiptare.

Në historinë e një kombi, zhvillimi nuk ndërtohet vetëm nga ngjarjet e mëdha politike, por edhe nga individët dhe familjet që me vizion, dije dhe integritet lënë gjurmë të qëndrueshme në institucionet dhe ndërgjegjen shoqërore. Familja Ivanaj përfaqëson pikërisht një trashëgimi të tillë; një shembull të rrallë të përkushtimit ndaj arsimit, shërbimit publik dhe interesit kombëtar, vlera që vazhdojnë të frymëzojnë edhe sot.

Veprimtaria solli në vëmendje rëndësinë e ruajtjes dhe promovimit të kësaj trashëgimie, jo vetëm si pjesë e historisë sonë, por edhe si një udhërrëfyes për brezat e rinj. Kujtimi dhe nderimi i figurave që kanë kontribuar në ndërtimin e Shqipërisë moderne mbetet një përgjegjësi e përbashkët për të ruajtur dhe përcjellë vlerat që ato mishëruan.

Orjana Osmani
Gjovalin Shkurtaj
Mentor Kikia
Marinko Çullafiq
Mimi Kotorri
Gjovalin Shkurtaj
Nevila Nika
Mentor Kikia
Hasan Bello
Lida Miraj
Dario Haruni
Alba Haruni

Aktiviteti u hap me përshëndetjet e Zv. Ministres së Arsimit dhe Sportit, znj. Orjana Osmani, dhe ish-ambasadorit z. Mal Berisha. Më pas, të pranishmit ndoqën kumtesat e mbajtura nga personalitete të njohura të botës akademike dhe publike, ndër ta Akademik Emeritus Gjovalin Shkurtaj, Prof. Dr. Nevila Nika, Prof. Asoc. Hasan Bello, znj. Alba Haruni, z. Dario Haruni dhe z. Mentor Kikia, të cilët ndanë reflektime dhe vlerësime mbi rolin dhe ndikimin e familjes Ivanaj në zhvillimin e vendit.

Mimi Kotorri
Gjovalin Shkurtaj
Alba Haruni
Orjana Osmani
Nevila Nika
Dario Haruni
Mal Berisha
Hasan Bello
Mentor Kikia

Fondacioni “M. & M. Ivanaj” shpreh mirënjohjen e tij të thellë ndaj Akademisë së Shkencave të Shqipërisë për mikpritjen dhe bashkëpunimin në realizimin e kësaj veprimtarie. Një falënderim i veçantë shkon gjithashtu për miqtë dhe bashkëpunëtorët e afërt të Drita Ivanajt, ndër ta prof. Neritan Ceka, ish-ambasadorin z. Mal Berisha dhe studiuesen e profesoreshën znj. Përtefe Leka, si dhe për të gjithë referuesit dhe pjesëmarrësit që kontribuan në këtë ditë reflektimi dhe nderimi.

Përmes kësaj veprimtarie, u rikujtua edhe një herë se trashëgimia e familjes Ivanaj nuk i përket vetëm së kaluarës, por vazhdon të mbetet një pjesë e gjallë e kujtesës sonë kombëtare dhe një burim frymëzimi për të ardhmen.

Silvana Kume
Silvana Kume
Ida Kosta
Lida Miraj
Naile Jata
Naile Jata
Brunilda Komti
Brunilda Komti
Kujtim Merzira
Morena Xhaja
Morena Xhaja