“Trashëgimia Ime” është një nismë që fton qytetarët të ndajnë historitë, kujtimet, vendet, traditat dhe rrëfimet personale që lidhen me trashëgiminë shqiptare.
Kjo është platforma ku Shqipëria tregohet përmes zërit të njerëzve, përmes kujtimeve të familjes, historive të fshatit apo qytetit, vendeve që na kanë formësuar, recetat e gjysheve, traditave që i ruajmë dhe krenarisë që mbajmë me vete.
Sepse trashëgimia nuk jeton vetëm në libra, muze apo monumente. Prandaj, të ftojmë të bëhesh pjesë e kësaj nisme.
Cili është vendi në Shqipëri që të bën krenar?
Cila është historia, kujtimi apo tradita që dëshiron të ndash?
Çfarë do të doje që të tjerët të dinin për Shqipërinë tënde?
Na dërgo rrëfimin, fotografinë ose kujtimin tënd dhe bëhu pjesë e “Trashëgimia Ime” duke na bere "tag" ne postimet tuaja apo duke na nisur mesazhe dhe e-mail ne platformat tona te komunikimit.
Trego Shqipërinë tënde!
#theivanajfoundations, #trashegimiaime #shqiperiaime