Ktheje idenë në sipërmarrje!
Je nën 25 vjeç dhe po punon mbi një zgjidhje me potencial tregu?
Fondacioni M. & M. Ivanaj Institut hap thirrjen për "Akseleratorin e Start-Upeve për të Rinj", një nismë që mbështet të rinjtë shqiptarë në hapat e parë të një projekti sipërmarrës.
Akseleratori është i hapur për koncepte, prototipe apo produkte fillestare që adresojnë një nevojë reale, përmirësojnë një shërbim ose sjellin një qasje të re në treg.
Pjesëmarrësit e përzgjedhur do të kenë mundësi të prezantojnë projektin e tyre përpara një jurie profesionistësh dhe të përfitojnë:
- Financim nga 1,000 deri në 10,000 euro
- Mentorim nga profesionistë
- Mbështetje ligjore në fazat e para
- Lidhje me ekspertë, partnerë dhe klientë të mundshëm
- Orientim për zhvillimin e mëtejshëm të biznesit
Thirrja u drejtohet të gjithë të rinjve shqiptarë nën moshën 25 vjeç, kudo që jetojnë.
Pjesëmarrësit e Festivalit të Shkencës dhe veprimtarive të ngjashme inkurajohen veçanërisht të aplikojnë.
Afati i aplikimit: 15 shtator 2026
Për më shumë informacion dhe për të aplikuar:
https://ivanaj-foundations.org/akseleratori-startup/