Më 25 Shtator të vitit 2018, Fondacioni Martin & Mirash Ivanaj në Tiranë, në bashkëpunim me shtëpinë botuese “Jozef” dhe “radiandradi.com” organizoi në ambientet e tij, konferencën jubilare “Në emër të…kulturës” dhe promovimin e librit “Ministri i hekurt- Mirash Ivanaj” nga Lazër Radi, në përkujtim të 130 vjetorit të lindjes së Dr. Martin Ivanaj, 65 vjetorit të vdekjes së Prof. Mirash Ivanaj dhe 20 vjetorit të vdekjes së Dr. Lazër Radit.

Nëntë ligjërues u ngjitën në podium për të ndarë me pjesëmarrësit e shumtë reflektime e pikëpamje, shoqëruar me ekstrakte nga studimet e tyre akademike të cilat nxorën në pah jetën e shkëlqyer të këtyre tre personaliteteve. Fjala përshëndetëse e Presidentes së Fondacionit, znj. Drita Ivanaj, u lexua, duke qenë se ajo nuk ishte prezent. Gjithashtu, Zv. Presidentja e Fondacionit, Pertefe Leka përshëndeti personalisht të ftuarit. Ajo theksoi rëndësinë e edukimit të brezit të ri me ruajtjen e memories institucionale e njerëzore dhe trajtimin e duhur të së shkuarës, vlerësimin e kontributit të personaliteteve të shquara me qëllim promovimin e principeve të çmuara kombëtare.

Pjesë e panelit ishin këta personalitete të shquar:

1. Prof. Pertefe Leka – Studiuese, historiane Zv/Presidente e Fondacionit Ivanaj

Tema: Roli kryengrites e diplomatik i Ivanajve për përgatitjen e shpalljes së pavarësisë dhe mbrojtjen e Shtetit Shqiptar në veprën “Ministri i Hekurt – Mirash Ivanaj” e Lazër Radi

2. Dr. Nevila Nika   – Historiane, studiuese, ish-drejtoreshë e arkivave për shumë vite

Tema: “Një udhetim i shkurtër në Thesarin dokumentar  vëllezërve Ivanaj

3. Ernestina Halili-Gjergji – Pedagoge, studiuese dhe shkrimtare

Tema: Shqipëruesi pelegrin dhe Ministri i Hekurt! Lazër Radi dhe Mirash Ivanaj

4. Dine Dine – Shkrimtar, publicist

Tema: Një vështrim i përgjithshëm mbi jetën dhe veprën e Profesor Mirash Ivanaj

5. Dritan Spahiu – Pedagog, fizikant, studiues

Tema:“Për arsimin kombëtar shqipëtarsipas reformës  ka përgatitur Mirash Ivanaj  kohën e Zogut

6. Prof. Uran Butka   – Historian, shkrimtar, politikan dhe mik i familjes Ivanaj

Tema:  “Persekutimi i Mirash Ivanajt nga regjimi komunist”.

7. Dr. Odeta Zhegu   Studiuese, përkthyese

Tema: “Mirash Ivanaj – Njeriu dhe Zyrtari

8. Jozef Radi – Studiues, shkrimtar, gazetar

Tema: Ivanajt: Nga shpirti poetiktek fryma shtetformuese

9. Prof. Kristaq Jorgo – Profesor, lektor, studiues

Tema: “Meditim për një fenomen: Martin dhe Mirash Ivanaj të Lazër Radit”

Në përmbyllje të këtij aktiviteti, në bibliotekën e Fondacionit, në homazh të Prof. Mirash Ivanaj, u ekspozuan dokumenta origjinale zyrtare të firmosura prej tij gjatë detyrës si Ministër i Arsimit Publik të Shqipërisë. Kjo ekspozitë u ofrua bujarisht dhe u prezantua ekskluzivisht për këtë rast nga Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave.

Në aktivitet mori pjesë edhe Z. Aurel Kaçulini, botues dhe promovues i librit, i cili gjithashtu mbështeti organizimin e këtij eventi me një seri botimesh të tjera nga Shtepia e tij Botuese “Jozef”, si pjesë e veprave të shkuara nga Dr. Lazër Radi.

Galeria e fotove të kësaj konference jubilare paraqitet këtu.