Objektivi i programit:


Tu sigurojmë të rinjve me shpirt sipërmarrësi të gjitha njohuritë dhe aftësitë e nevojshme për krijimin e ideve të biznesit dhe vënien e tyre në praktikë.

Kohëzgjatja: Nëntor 2020 – Prill 2021

Përshkrimi:

"Think outside the box" është një kurs nën Programin e Trajnimit për Bizneset të Fondacioneve Ivanaj. Kursi është i organizuar në 6 sesione që mbulojnë tema të ndryshme, përmes të cilave pjesëmarrësit do të mësojnë se çfarë e bën një biznes të funksionojë dhe disa nga kurthet që një biznes i ri duhet të shmangë. Konkretisht, kjo kurrikulë trajnimi do të përfshijë tema të tilla si: Inovacioni, Sipërmarrja, Konkurrencën dhe Pengesat e Tjera, Krijimi i Planit të Biznesit, Menaxhimi i Parave, etj.

Ky kurs u kushtohet të rinjve me një ide biznesi, përfaqësuesve të Startup-eve dhe individëve të orientuar drejt biznesit që duan të kontribuojnë në komunitete shqiptare. Në fund të trajnimit, pjesëmarrësit do të jenë në gjendje të kuptojnë se çfarë nevojitet për të qenë një sipërmarrës i suksesshëm, rëndësinë e të punuarit si pjesë e zinxhirit të vlerës së një shërbimi/produkti, të vlerësojnë metoda të reja për tregun, të gjejnë mënyra për të konkurruar në hapësirën e zgjedhur të biznesit, si dhe të bëhen të vetëdijshëm se si të planifikojnë paratë, çfarë është e nevojshme, si t'i shpenzojnë ato, cilët janë faktorët e rrezikut dhe si ta bëjnë dikë të financojë idenë e tyre.

Trainerja e këtij kursi, Dr. Nora Hughes ka një rol ekzekutiv me një klientelë në mbarë botën. Ajo është një menaxhere, autore, folëse dhe konsulente e arritur. Ajo është e njohur si lehtësuese e punës në grup nga organizata në të gjithë botën. Biografia e saj mund të gjendet këtu.