PROGRAMI I TRAJNIMIT PËR BIZNESET I FONDACIONEVE IVANAJ

Think Outside the Box

Afati i fundit i aplikimit: 11 Nëntor 2020

Hapur për: Të rinj me një ide biznesi, përfaqësues të Startup-eve krijuar 3-6 muajt e fundit nga data e dorëzimit të aplikimit, dhe individë të orientuar drejt biznesit që duan të kontribuojnë në komunitetet shqiptare. (Ju lutemi vini re se vetëm një total prej 30 aplikantësh do të përzgjidhen.)

Vendndodhja: Online

Përfitimet: E-çertifikatë përfundimi e kursit lëshuar nga "Ivanaj Foundations of New York & Tirana"; mundësi për t'u bërë pjesë e “Qendrës së Inkubacionit të Biznesit dhe Inovacionit” të Fondacioneve Ivanaj.

PËRSHKRIMI

“Ivanaj Foundations of New York & Tirana kanë kënaqësinë t'ju informojnë për Thirrjen e Hapur për Aplikime për kursin "Think Outside the Box".

Kursi i trajnimit do të përfshijë tema të tilla si: Inovacioni, Sipërmarrja, Konkurrenca dhe Pengesat e Tjera, Krijimi i Planit të Biznesit, Menaxhimi i Parave, etj. Ai është shumë i dobishëm për të rinjtë me një ide biznesi, përfaqësues të Startup-eve dhe individë të orientuar drejt biznesit që duan të kontribuojnë në komunitetet shqiptare. Trajnerja jonë, Nora L. Hughes, PhD, sjell më shumë se 30 vjet përvojë në sektor. Për të lexuar biografinë e saj, ju lutemi klikoni këtu.

Kursi 6-mujor do të mbahet 1 ditë në muaj, në datat në vijim:

  • 16 Nëntor 2020
  • 14 Dhjetor, 2020
  • 18 Janar, 2021
  • 15 Shkurt, 2021
  • 22 Mars, 2021
  • 19 Prill, 2021

Të gjitha sesionet do të mbahen online dhe në Anglisht. Kohëzgjatja e secilës seancë do të jetë 1.5 orë. Për të siguruar që secili pjesëmarrës të arrijë potencialin e tij të plotë, kërkohet punë paraprake përgjatë gjithë kursit.

Në fund të trajnimit, të gjithë pjesëmarrësit do të marrin një E-çertifikatë të Përfundimit të lëshuar nga "Ivanaj Foundations of New York & Tirana". Kursantët e suksesshëm do të kenë mundësinë të bëhen pjesë e “Qendrës së Inkubacionit të Biznesit dhe Inovacionit” të Fondacioneve Ivanaj.

SI TË APLIKONI?

Aplikantët e interesuar duhet të plotësojnë dhe dorëzojnë Formularin e Aplikimit më poshtë. Pyetjet mund të paraqiten në [email protected] jo më vonë se 31 tetor, 2020. Afati i fundit për dorëzimin e aplikimit është 11 Nëntor 2020, ora 23:59 CET.

NORA L. HUGHES, PhD

Dr. Hughes ka një rol ekzekutiv dhe një klientelë në mbarë botën. Ajo është menaxhere, autore, folëse dhe konsulente e arritur. Si menaxhere e një kompanie Start-up, B4B Alliance që ofron trajnime dhe konsultime biznesi në vendet në zhvillim, dhe si Drejtore Menaxhuese e Hughes Alliance, dhe paraardhësit të tij, The Hughes Consulting Group, Inc. Nora Hughes ka ofruar shërbime konsulence menaxhimi për CEO dhe menaxherë të bizneseve private dhe publike, si dhe qeverive që prej vitit 1990. Nora ka trajnuar më shumë se 40 biznese Startup nëpër Azi në Kinë, Laos, Tajlandë, Filipine, Kazakistan, Sri Lanka, Indonezi, Malajzi, Brazil, Brunei, Kore, Turqi dhe Vietnam. Ajo e kupton se çfarë e bën një biznes të funksionojë dhe disa nga kurthet që një biznes i ri duhet të shmangë.

Ajo ka bërë punë nismëtare në fusha të specializuara të konsulencës së organizatave dhe mbart ekspertizë të veçantë në zhvillimin dhe zbatimin e strategjive, sistemet ndër-kulturore të menaxhimit, zhvillimin dhe trajnimin në udhëheqje, zhvillimin e sinergjive në ekipe ndër funksionale, sistemet e zgjidhjes së konflikteve, ri-projektimin/ procesin e inovacionit. Ajo është e njohur si lehtësuese e punës në grup nga organizata në të gjithë botën.

Mes klientëve të saj janë organizata publike dhe private në Azi, Shtetet e Bashkuara dhe Evropë. Ndërkohë që ajo ka jetuar në Shqipëri gjatë viteve 1990, Nora kishte si klientë organizata të tilla si Ministria e Drejtësisë, Gjykata e Kasacionit (Gjykata e Lartë), AEDP dhe Ministria e Punëve të Jashtme. Nora gjithashtu jetoi dhe punoi në Malajzi, Kinë dhe Singapor nga 2001 në 2017.

Ekspertiza e Dr. Hughes është përsëri e disponueshme në Shqipëri përmes Programit të Trajnimit për Bizneset të “Fondacioneve Ivanaj”.