Objektivat e programit:

Një seri prezantimesh/bisedash/diskutimesh për të rritur njohuritë dhe aftësitë e të rinjve për një larmi temash të ndryshme me interes.

Kohëzgjatja: në vazhdim 

Përshkrim:

Ky program i veçantë i kushtohet anëtarëve të Grupit të Vullnetarëve të Fondacionit Ivanaj, që jetojnë në dhe jashtë Shqipërisë.

Gjatë gjithë seancave të këtij programi, të cilat zakonisht ndodhin çdo muaj, ekspertë shqiptarë nga diaspora dhe brenda vendit, si dhe ekspertë të huaj adresojnë tema të ndryshme me interes për grupin me pjestarë të rinj në moshë (i quajtur me afeksion VOLIF), që tani është një pjesë përbërëse e familjes së madhe të Fondacioneve Ivanaj.

Ekspertët sjellin në fokus perspektiva të reja dhe shembuj të përvojave jetësore, të tilla si udhëheqja, përshataja e jetës në epokën e internetit, ekonomia globale dhe financat, njohuritë dhe të mësuarit si një proces që zgjat gjithë jetën, vullnetarizmi dhe kthimi ndaj komunitetit, të  shkruarit CV dhe letër interesi të përshtatshme me kohën, dhe shumë më tepër.

Seria e takimeve R.I.N.I. është një përfitim shtesë që u ofrohet anëtarëve tanë të VOLIF, të cilët gjithashtu gëzojnë mjetet e tyre private online në Instagram dhe Facebook ku mbahen të azhurnuar për të gjitha llojet e mundësive dhe ngjarjeve të ofruara nga burime të tjera.

Link-u per VOLIF: https://ivanaj-foundations.org/sq/perfshihuni/vullnetaret/