1–10 mijë €
Fonde për ekip
3 muaj
Mentorim & mbështetje
< 25 vjeç
Mosha e aplikantëve
15 Shtator
Afati i fundit 2026

Qëllimi

Fondacioni M. & M. Ivanaj Institut fton të rinjtë me ide ose produkte premtuese të ndërmarrin hapin e radhës: t’i zhvillojnë ato në biznese reale dhe të qëndrueshme. Ekipet fituese do të përfitojnë financim, mentorim dhe mbështetje ligjore. Financimi do të ofrohet në këmbim të një pjese të aksioneve ose kuotave të entitetit të krijuar, apo që do të krijohet, për zhvillimin e biznesit.

Kush mund të aplikojë?

Thirrja është e hapur për të rinjtë shqiptarë nën moshën 25 vjeç, pavarësisht vendit ku jetojnë. Mund të aplikoni individualisht ose si ekip, me një ide apo produkt premtues. Pjesëmarrësit e Festivalit të Shkencës dhe të veprimtarive të ngjashme inkurajohen veçanërisht të aplikojnë, por pjesëmarrja e mëparshme në këto aktivitete nuk është kusht.

< 25

Mosha

Të rejat dhe të rinjtë nën moshën 25 vjeç.

Festivali i Shkencës

Inkurajojmë veçanërisht pjesëmarrësit e tij, por mirëpresim çdo ide premtuese.

Çdo ide

Nga teknologjia te shërbimet — çdo ide premtuese është e mirëpritur.

Si bëhet aplikimi

Vetëm tre hapa të thjeshtë për të dorëzuar propozimin tuaj.

Akseleratori — Ide dhe Produkte
1

Plotëso formularin

Plotëso formularin e regjistrimit me të dhënat e ekipit dhe të idesë suaj.

Akseleratori — Bashkëpunimi
2

Ngarko dokumentin

Bashkëngjit një përshkrim 3–5 faqesh (PDF) sipas pikave të mëposhtme.

Akseleratori — Inovacioni
3

Dërgo & prit

Dërgo aplikimin. Kandidatët e përzgjedhur ftohen për intervistë para jurisë.

Çfarë duhet të përmbajë dokumenti

Përshkrimi 3–5 faqesh që ngarkoni në formular duhet të trajtojë këto tema:

Problemi & ZgjidhjaÇfarë zgjidh produkti juaj dhe pse ka rëndësi.
Përdoruesit & TreguKush janë përdoruesit dhe sa treg mund të kapni.
KonkurrencaKush është konkurrenca dhe cili është diferencimi juaj.
Produkti & PrototipiA keni një produkt? Cilat janë hapat e ardhshëm.
Modeli i BiznesitSi do të gjeneroni të ardhura në 2–3 vjet.
EkipiKush jeni ju dhe çfarë kontribon secili anëtar.
Fondet & PërdorimiSa fonde ju duhen dhe si do t’i përdorni ato.

Çfarë marrin ekipet fituese?

Mbështetje e plotë për ta kthyer idenë në një biznes të qëndrueshëm.

 

Fonde

1,000–10,000 € mbështetje financiare për ekipin tuaj.

 

Hapësirë

Ambient dhe infrastrukturë për zhvillimin e produktit.

 

Mentorim & ligj

Mentorim dhe mbështetje ligjore për tre muajt e parë.

 

Ndërlidhje

Lidhje me ekspertë dhe klientë të mundshëm të fushës.

 

Formulari i Aplikimit

Plotësoni të gjitha fushat. Fushat me shenjën * janë të detyrueshme.

02. Akseleratori Startup - Aplikim 2026

A. Të dhënat e aplikantit / ekipit


B. Përmbledhje e idesë / produktit


C. Dokumenti i detajuar


D. Pëlqimi


Keni pyetje apo dëshironi më shumë informacion? Na shkruani në [email protected]