Objektivi i programit:

Rritja e ndërgjegjësimit të publikut për nevojat e fëmijëve nga familje me të ardhura të ulëta.

Avancimi i edukimit për fëmijët në nevojë përmes dhurimit të librave, lodrave, ushqimit ose mjeteve edukuese.

Kohëzgjatja: I vazhdueshëm, çdo fundvit

Përshkrimi:

"Toy Drive" është një projekt vjetor bamirësie i planifikuar nga Fondacionet Ivanaj të New York-ut dhe Tiranës. Grupet e synuara janë fëmijët nga familjet në nevojë dhe të pa privilegjuar. Çdo vit, stafi i Fondacioneve kërkon komunitetet dhe fëmijët nga grupi i synuar, duke vlerësuar nevojat e secilit individualisht. Me ndihmën e burimeve tona të brendshmë dhe kontribuesve të tjerë të dashamirës, ne u sigurojmë lodra, libra, ushqim ose mjete edukative këtyre fëmijëve.

Nëse dëshironi të kontribuoni apo të përfshiheni në programin Holiday Drive të këtij viti, ju lutem na kontaktoni nëpërmjet e-mail-it tonë ose na kontaktoni nëpërmjet numrit tonë të telefonit.