Objektivat:
O1: Të rritet pjesëmarrja aktive dhe shkëmbimi i të rinjve nga Shqipëria, Kosova* dhe Maqedonia e Veriut.
O2: Të ngrihen kapacitete tek të rinjtë në mbrojtjen dhe menaxhimin e mjedisit.
Kohëzgjatja: 8 muaj (2020-21)
Përshkrim:
"The Peace Path" është një projekt që fuqizon bashkëpunimin e të rinjve duke përdorur si mjet mbrojtjen e mjedisit dhe menaxhimin e ekosistemit përtej kufijve të Ballkanit Perëndimor. Ne kemi krijuar bashkëpunime dhe partneritete me 3 shkolla: “Bardhyl Pojani” në Korçë (Shqipëri), “Aco Ruskovski” në Maqedoninë e Veriut, “Odhise Paskali” në Kosovë*, si dhe organizatën "Let’s Do It Peja" në Kosovë*.
Gjithsej 30 studentë (10 nga secila zonë e Ballkanit Perëndimor) dhe 3 mësues (1 nga secila zonë) do të marrin pjesë në 6 aktivitete të përbashkëta: 2 të mbajtura në Maqedoninë e Veriut, 2 në Kosovë dhe 2 në Shqipëri.
33 pjesëmarrësit do të ndjekin trajnimin 2 ditor mbi "Çështjet e kaluara dhe ato aktuale për mbrojtjen e mjedisit dhe menaxhimin e ekosistemit në zona të brishta", plus një workshop 2 ditor me temë "Mbrojtja e mjedisit dhe menaxhimi i ekosistemit në zona të brishta", si dhe një trajnim 2 ditor me temë “Mbrojtja e mjedisit në zonat ndërkufitare”.
Pjesëmarrësit gjithashtu do të udhëtojnë nëpër vendet e tyre përkatëse për të krijuar "The Peace Path" (“Shtegu i Paqes”), një rrugë simbolike midis tre kombeve e shënuar nga mbjellja e pemëve si një simbol i paqes, bashkëpunimit dhe pajtimit.
Projekti “The Peace Path” është mbështetur financiarisht nga Regional Youth Cooperation Office (RYCO) dhe zbatohet nga M & M Ivanaj Foundation Institut në partneritet me shkollën “Bardhyl Pojani” në Pojan, Korçë, Shqipëri, ‘Let’s do it Peja’ dhe shkollën “Odhise Paskali” në Pejë, Kosovë (*) dhe shkollën “Aco Ruskovski” në Berovo, Maqedonia e Veriut.
(*)This designation is without prejudice to positions on status, and is in line with UNSCR 1244/1999 and the ICJ Opinion on the Kosovo declaration of independence.