Titulli: Publikime

Objektivat e projektit:

  1. Të dokumentojmë historinë e Shqipërisë duke publikuar materiale në pronësi të Fondacionit Ivanaj.
  2. Të ndihmojmë autorë të botojnë materialet e tyre.

Kohëzgjatja: Në vazhdim

Përshkrim:

Fondacioni Ivanaj është i angazhuar në botimin e materialeve që lidhen me Shqipërinë dhe shqiptarët në mënyrë që të ndihmojë botën të kuptojë më mirë historinë e tyre të vlefshme e të lashtë, situatën në Ballkan, natyrën e njerëzve të saj, prejardhjen e tyre dhe kontributet që ata kanë dhënë për shoqërinë.

Ne jemi në hapat e parë të krijimit të një programi brenda Fondacionit, kushtuar publikimit të materialeve elektronike dhe në kopje fizike. Përpjekjet tona në këtë fushë do të kanalizohen në dy drejtime:

  • Materiale të Fondacioneve Ivanaj, të lidhura ngushtë me kulturën dhe arsimin historik shqiptar, të cilat do të botohen me fondet që Fondacionet Ivanaj do të mbledhin posaçërisht për këtë qëllim.
  • Materiale të Autorëve shqiptarë që do të donin dhe/ose do të kenë nevojë të bashkë-financohen nga Fondacionet Ivanaj, të cilat do të kërkojnë procedura propozimi dhe marrëveshje formale midis palëve të përfshira.

BOTIME

  • Kodi i lekë dukagjinit

KODI I LEKË DUKAGJINIT

(Codex Alexandri)

Ky libër përmban tezën e doktoratës së Dr. Martin Ivanaj, të cilën ai e mbrojti në Universitetin Mbretëror të Romës në vitin 1921. Ky është një dokument një shekullor që analizon Kodin e Lekë Dukagjinit (ligjet zakonore të lashta shqiptare), me fokus mbi praktikat e ndjekura nga fiset e Shqipërisë Veriore të Trieshit, Hotit dhe Grudës.

Në këtë tezë Dr. Ivanaj ka paraqitur analiza krahasuese me argumente bindëse dhe shkencore në shumë aspekte, si juridike, sociale, madje edhe në aspektin e dashurisë që mbizotëronte tek anëtarët e familjeve shqiptare.

Dr. Martin Ivanaj ishte ndër avokatët dhe gjyqtarët e parë në Shqipëri me arsim perëndimor dhe para vdekjes së tij, Kryetar i Gjykatës së Lartë dhe Anëtar i Këshillit të Shtetit (1932-1939). Ai la pas një trashëgimi të çmuar në fushën e së Drejtës, me artikuj të shumtë që interpretonin dhe pasuronin Kodet Civile dhe Penale. Fondacionet Ivanaj në Nju Jork dhe Tiranë mbajnë emrin e Dr. Martin dhe Prof. Mirash Ivanaj dhe vazhdojnë trashëgiminë e tyre.

Versioni origjinal në italisht, si dhe përkthimet në anglisht dhe shqip, përfshihen në këtë botim në tre gjuhë, i disponueshëm në format elektronik dhe fizik.