Titulli: Projekti pilot “Përtej pengesave”

Objektivat e projektit:

O1. Të ndërtohen marrëdhënie më të forta midis të moshuarve, të rinjve dhe fëmijëve.

O2. Të rriten kapacitetet e anëtarëve të komunitetit për të përmirësuar mirëqenien e tyre, për të zgjeruar njohuritë e tyre në lidhje me shëndetin, për të promovuar shëndetin individual dhe familjar, si dhe për të përmirësuar sjelljet në shoqëri duke përfshirë sjelljet e mira.

Kohëzgjatja & Vendndodhja: 2 muaj (nëntor - dhjetor 2021) në një qendër komunitare në rrethin e Tiranës.

Përshkrimi:

Ky projekt pilot është konceptuar tërësisht, zhvilluar dhe zbatuar nga një grup i vogël anëtarësh të Qendrës sonë të Vullnetarëve, nën mbikëqyrjen e stafit tonë në Tiranë. Vullnetarët e përfshirë ndajnë baza arsimore të ngjashme në fushën e mjekësisë dhe përfituesit e këtij projekti janë fëmijët dhe të moshuarit.

A. Vullnetarët tanë do t'u mësojnë fëmijëve dhe adoleshentëve, nga 5 deri në 14 vjeç që frekuentojnë një qendër sociale në Tiranë, tema të tilla si higjiena personale, zakonet e të ushqyerit të shëndetshëm, sjelljet e mira, sjelljet bazë në shoqëri, jetesën e shëndetshme dhe do t'u japin atyre më shumë këshilla specifike mjekësore.

Metodologjia e përdorur është të nxënit duke praktikuar në grup, një koncept i thjeshtë ku fëmijët punojnë së bashku në grupe dhe, në këtë mënyrë, ndikimi në procesin e të mësuarit do të jetë më efektiv.

B. Të moshuarit e qendrës do të përfitojnë nga ky projekt gjatë sesioneve kushtuar atyre, kur vullnetarët tanë do të ndërveprojnë me ta duke shkëmbyer përvoja, duke zhvilluar marrëdhënie të mira, duke u argëtuar duke marrë pjesë në aktivitete të ndryshme si lojëra trivia, art, artizanat, etj., vallëzime, lojëra me letra, dialogë të hapur, etj. Gjithashtu, do të zhvillohen diskutime të hapura për tema të ndryshme shëndetësore, si sjelljet shëndetësore profilaktike (PHB) dhe disa nga problemet më të zakonshme shëndetësore që përfshijnë sëmundjet e zemrës, diabetin, sëmundjet e frymëmarrjes etj.

  • 5 NËNTOR 2021

  • 12 NËNTOR 2021

  • 19 NËNTOR 2021

  • 27 NËNTOR 2021

  • 3 Dhjetor 2021

  • 11 Dhjetor 2021

  • 17 Dhjetor 2021