THIRRJE PËR APLIKIM

‘M&M Ivanaj Foundation Institut’ ka kënaqësinë t'ju informojë për Thirrjen e Hapur për Aplikime për gratë, biznesi i të cilave është prekur nga tërmeti i Nëntorit 2019. Qëllimi i kësaj nisme është të sigurojë mbështetje financiare për një grup të përzgjedhur grash për të rifilluar / rikuperuar / rritur biznesin e tyre. Diapazoni i ndihmës financiare është midis $1000 - $1500 (ose ekuivalenti i tij në Lekë) për çdo aplikant të suksesshëm.

Aplikantët e interesuar duhet të shkarkojnë Paketën e Aplikimit (Formularin e Aplikimit dhe Tabelën e të Ardhurave Neto), plotësojnë të gjithë informacionin e kërkuar dhe t’i dërgojnë ato në adresën e mëposhtme të postës elektronike: [email protected]. Për më tepër, aplikantëve u kërkohet të dërgojnë 2-3 fotografi të dëmeve që tërmeti u shkaktoi bizneseve të tyre.

Për të shkarkuar Paketën e Aplikimit, ju lutem klikoni butonat e mëposhtëm:

Pyetjet mund të dërgohen tek [email protected] jo më vonë se data 15 Shtator 2020. Afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve është 30 Shtator 2020, ora 23:59 CET.

Ky projekt mbështetet nga kontributet financiare të mbledhura nga Gratë Shqiptaro-Amerikane në Washington DC, përmes Valbin's Center for International Programs (CIP) dhe zbatohet nga ‘The Ivanaj Foundations of New York and Tirana’.