‘M&M Ivanaj Foundation Institut’ ka kënqësinë t’ju informojë rreth Thirrjes së Hapur për të rinj nga zona të prekura nga tërmeti i muajit nëntor 2019, të interesuar të ndjekin një kurs profesional. Përmes ndihmës së dhënë nga Fondacioni, ne synojmë të mbështesim një grup të rinjsh, që të fitojnë aftësi praktike që do t’i ndihmojnë ata të hyjnë në tregun e punës.

Aplikantët e interesuar duhet të plotësojnë formën e aplikimit duke vizituar butonin më poshtë.

Afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve është data 10 janar 2021, ora 23:59 CET. Pyetjet mund të dërgohen tek [email protected] jo më vonë se data 24 Dhjetor 2020.

Ky projekt mbështetet nga kontributet financiare të mbledhura nga Gratë Shqiptaro-Amerikane në Washington DC, përmes Valbin's Center for International Programs (CIP) dhe zbatohet nga ‘The Ivanaj Foundations of New York and Tirana’.