Të inkurajuar nga perspektiva e një zotimi për fonde në ndihmë të viktimave të tërmetit që iu ofrua, më herët gjatë këtij viti, Ivanaj Foundation Institut në Tiranë, vendosëm që personalisht të bëjmë një studim të disa zonave të prekura me ndihmën e një koordinatoreje me përvojë, e cila u transportua në zona të ndryshme nga një prej vullnetarëve tanë më aktivë.
Përmes sërë kontaktesh lokale shumë të dobishme që na drejtuan drejt vendeve më shumë të prekura nga tre lëkundjet e fuqishme sizmike të muajve të mëparshëm, arritëm njerëz në nevojë në zona shumë të largëta, vuajtjet dhe shqetësimet e të cilëve tani janë përkeqësuar edhe nga pandemia e COVID- 19.
Është e panevojshme të thuhet se përpjekjet tona për këtë dhe projekte të tjera jo-bamirëse, por edukative, disa të financuara nga BE në Ballkanin Perëndimor, në të cilat ne jemi të përfshirë, morën një sinjal "ndalimi" më 11 mars, dhe zyrat tona, si të gjithë të tjerëve, u mbyllën sipas direktivës së qeverisë. Falë ambienteve tona moderne, i gjithë stafi ynë dhe vullnetarët ishin, sidoqoftë, në gjendje të vazhdojnë të gjitha llojet e punëve nga shtëpia për dy muaj, dhe tani ngadalë të ripërdorin ambientet tona, kur është e nevojshme, të cilat ndërkohë pësuan një dezinkektim të plotë.
Është gjatë kësaj kohe që lejohet risjellja e punëve të lëna mënjanë, e nevojshme për riorganizimin e të dhënave, vështirësive, ideve dhe rishikimit të planeve të ardhshme dhe mënyrave të sjelljes së tyre, që së fundmi kemi parë mundësinë e zhvillimit të një projekti më të vogël bamirësie për të lehtësuar pak kushtet stresuese të disa prej familjeve që kemi takuar tashmë gjatë studimit tonë fillestar.
Përsëri, në sajë të stafit tonë të cilët shfrytëzuan kohën e lejuar për të qarkulluar, vetëm në ditë dhe orë të veçanta, dhe nëse pajisen me leje të posaçme, ne kemi bashkuar atë që kemi emërtuar një "pako e përkujdesjes". Falë fondeve të përcaktuara më poshtë, ajo përbëhej nga dhurimi i ushqimit, maskave dhe produkteve të higjenës që u mblodhën për, dhe u shpërndanë nga Fondacionet Ivanaj për 20 familje në Bubq, Ishëm dhe Këneta të Durrësit.
Stafi dhe vullnetarët tanë përgatitën materialet, u kujdesën për t’i paketuar, transportuar dhe shkuan pranë çdo familje për t’i dorëzuar më 15 maj. Fëmijët na mirëpriten me buzëqeshje dhe të moshuarit, tashmë na njohin dhe na thërrasin në emër. Shpresa e rindezur në sytë e fëmijëve dhe të vjetërve, na jep më shumë forcë për të vijuar punën tonë në ndihmë të njerëzve në nevojë.
Ishte një mrekulli e vogël e përmbushur nga një “punë grupi” e shkëlqyer! Falënderime janë të nevojshme për të gjithë të përfshirët dhe veçanërisht për stafin dhe vullnetarët e M. & M. Ivanaj Foundation Institut në Tiranë për përkushtimin dhe punën e tyre!
Ky donacion u mundësua prej kombinimit të kontributit financiar të mbledhur nga Gratë Shqiptaro Amerikane në Washington DC, përmes Valbin's Center for International Programs (CIP), dhe prej Fondacioneve M & M Ivanaj në New York & Tiranë dhe vullnetarëve të Fondacionit në Tiranë.