Titulli: Mindspace University - Balkan Ties

Kohëzgjatja: 3 muaj (tetor – dhjetor 2021)

Gjuha: Anglisht

Objektivat e programit:

O1. Të prezantojmë studentët me një mendësi prej sipërmarrësi, duke i familjarizuar ata me termat dhe metodologjitë e programeve sipërmarrëse.

O2. Tu japim mundësinë pjesëmarrësve të krijojnë modelin e tyre të biznesit dhe të ndërtojnë një prototip ose të prodhojnë një video ilustruese.

Përshkrim:

Programi “Mindspace University - Balkan Ties” ka dy pjesë: Pjesën Edukative dhe atë Sipërmarrëse.

Pjesa Edukative është një program online 4-javor ku do të shpjegohen sfidat dhe mundësitë e biznesit në sektorin e Transportit dhe Logjistikës, me një fokus të veçantë në atë Detar, Transportin Rrugor, Lëvizshmërinë dhe E-Commerce. Pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të marrin pjesë në punëtori interaktive, klasa virtuale dhe webinare, të mbajtura nga sipërmarrës dhe punonjës nga kompani të mëdha dhe start-up. Kjo pjesë përfshin gjithashtu evente për tu lidhur me kolegë të rinj nga 6 vende të Ballkanit.

10 ekipet më të mira të pëzgjedhura gjatë Pjesës Edukative do të hyjnë në Pjesën Sipërmarrëse. Të përzgjedhurit do të marrin pjesë në sesione mentorimi të personalizuara, trajnime dhe punëtori të aftësive prezantuese. Ata do të kenë mundësinë të bashkëpunojnë me sipërmarrës dhe mentorë, të përmirësojnë idenë e tyre, të eksperimentojnë dhe të përgatiten për ngjarjen finale të prezantimit të idesë së tyre përpara palëve të tjera.

Ekipet më të mira mund të fitojnë një Udhëtim në SHBA, 10.000 Euro, ose mundësinë për të hyrë në programet e inkubimit dhe përshpejtimit fizikisht në Greqi, Shqipëri, Kroaci ose Mal të Zi.