• ​Përmbledhje
  • ​Konteksti dhe objektivat e projektit
  • Rezultatet e projektit
  • ​REAGIME

Ndërsa objektivat fillestarë të programit nuk ndryshuan, qëllimi ynë në këtë edicion te 2-të ishte që ta bënim më gjithëpërfshirës në të gjitha drejtimet, duke përfshirë edhe rritjen e numrit të pjesëmarrësve ne krahasim me fazen e parë të pilotimit në 2018. Bazuar në rezultatet perfundimtare, ne ia arritëm qëllimit, megjithëse nuk ngritëm shumën e nevojshme për projektin gjatë fushatës së mbledhjes së fondeve.

Arritëm të krijojmë një impakt të fuqishëm në rritjen e konfidencës dhe optimizmit të më shumë së 60 të moshuarve dhe të rinjve, në krahasim me 20 pjesëmarrës të edicionit të 1-rë. Kësaj radhe ofruam informacion më interesant që nxiti diskutime të hapura dhe të gëzueshme. Përveç bazave të kompiuterit, email, Facebook dhe WhatsApp ata mësuan mbi platformat e Google sic edhe e përmendëm më lart.

 Për punën tonë u fol në programin “Ne” në RTSH si dhe në raportin e VOA. Jemi shumë mirënjohës për kontributet e marra dhe krenarë që kemi arritur rezultate pozitive kryesisht duke u mbështetur në punën e stafit tone dhe në ambientet tona.