Objektivi i projektit:
Të ndihmojmë financiarisht disa gra, biznesi i vogël i të cilave u prek negativisht nga tërmeti, për të filluar/rikuperuar/rritur aktivitetet e tyre.
Kohëzgjatja: 12 muaj (2020-21)
Përshkrim:
Zona e synuar e këtij projekti janë qytetet më të prekura nga tërmeti në Shqipërinë qendrore. Grupi i synuar dhe përfituesit e këtij projekti janë gratë pronare të bizneseve të vogla të dëmtuara/shkatërruara nga tërmeti, të cilat do të ndihmohen në rimëkëmbjen e tyre.
Pas një identifikimi fillestar të subjekteve të tilla që janë prekur nga tërmeti dhe vlerësimit të nevojave të tyre, përmes një procesi me thirrje të hapur, gratë nga grupi i synuar do të jenë në gjendje të aplikojnë për mbështetjen e siguruar nga ky projekt.
Aplikantët e përzgjedhur do të ndjekin trajnime mbi çështjet financiare dhe ligjore që kanë të bëjnë me pozicionet e tyre dhe do të jenë përfitues të mbështetjes financiare që do t'i ndihmojë ato të fillojnë/rimëkëmbin/rritin bizneset e tyre.
Ky projekt mbështetet nga kontributet financiare të mbledhura nga Gratë Shqiptaro-Amerikane në Washington DC, përmes Valbin's Center for International Programs (CIP) dhe zbatohet nga ‘The Ivanaj Foundations of New York and Tirana’.