About Staff

This author has not yet filled in any details.
So far Staff has created 349 blog entries.

Të rikujtojmë buzëqeshjet. Suksesi i Holiday Gift Drive i vitit të kaluar

Ndërsa kemi filluar projektin tonë vjetor, kemi dëshirë të reflektojmë një çast mbi ndikimin e jashtëzakonshëm që bëmë së bashku vitin e kaluar përmes Holiday Gift Drive.Falë bujarisë dhe mbështetjes suaj, ne mundëm t'u sjellim gëzim dhe lumturi qindra fëmijëve në nevojë. Buzëqeshjet dhe mirënjohja në fytyrat dhe zemrat e tyre ishin vërtet prekëse. Dhuratat [...]

By |2023-12-13T15:54:59+01:00December 13th, 2023|Blogu|0 Comments

Zoom Webinar – InnoVET – 13 dhjetor 2023 / 17:30

Prej disa muajsh tashmë, Fondacioni M&M Ivanaj Institut dhe MMFI Sh.p.k në bashkëpunim me Qendrën e Formimit Profesional, ka zhvilluar një seri trajnimesh dhe tavolinash të rrumbullakëta me synim nxitjen e sipërmarrjes, inovacionit dhe zhvillimit të qëndrueshëm ndërmjet publikut shqiptarë, studentëve dhe bizneseve vendore.Në kuadër të këtyre aktiviteteve, ne do zhvillojmë dhe një webinar me [...]

By |2023-12-13T18:50:05+01:00December 2nd, 2023|Blogu, Evente të tjera, Trajnime Edukative|0 Comments

Shpalosje e mundësive: Rritja e sektorit të Formimit Profesional Publik në Shqipëri përmes Iniciativës së InnoVET

Që prej muajit Shtator 2023, Fondacioni M&M Ivanaj dhe MMFI Sh.P.K., në bashkëpunim me Qendrën e Formimit Profesional Publik Nr.1 në Tiranë kanë zhvilluar një sërë seancash trajnimi dhe tryezash të rrumbullakëta që synojnë nxitjen e sipërmarrjes, inovacionit dhe zhvillimit të qëndrueshëm midis ofruesve publikë shqiptarë të QFP-së, studentëve dhe bizneseve vendase. Këto aktivitete ishin pjesë e iniciativës INNOVET në kuadër të ProSEED 2.0 dhe EU4Innovation, ku individë dhe trajnues të QFP-së përfituan nga trajnime të ndryshme novatore, si: fjalime motivuese, trajnime për jetën, shkëmbime me biznese, programe praktike, etj.

By |2023-12-02T14:03:00+01:00November 30th, 2023|Blogu, Business Incubation & Innovation, Trajnime Edukative|0 Comments

Një dritare e re drejt një angazhimi kuptimplotë

Fillimi i vitit të ri shkollor në vjeshtë është gjithashtu një fillim i ri pas pushimeve të verës veçanërisht për  Grupin e vullnetarëve (VOLIF) të Fondacionit Ivanaj, Ashtu si nëpër shkolla apo universitete, edhe ambientet tona marrin jetë duke gëluar nga zhurmat e të rinjve të cilat kanë qenë pjesë e grupit tonë të vullnetarëve [...]

By |2023-11-07T09:47:18+01:00November 7th, 2023|Blogu|0 Comments

Ditë energjike me gjimnazistët e shkollës “Dertliu”

Dita në gjimnazin “Dertliu” ishte plot gjallëri për të gjithë të pranishmit. Prezantimi i zhvilluar ditën e hënë, më 23 tetor, u karakterizua nga entuziazmi dhe interesi i të gjithë pjesëmarrësve. Ata u përfshinë intensivisht në të kuptuarit të misionit dhe shumëllojshmërisë së mundësive të ofruara nga M&M Ivanaj Foundation Institut.Ndër qëllimet kryesore në këtë [...]

By |2023-10-30T10:39:53+01:00October 30th, 2023|Blogu|0 Comments

6-vjetori ynë – 10 Tetor 2023

Një tjetër vit i jashtëzakonshëm ka kaluar që kur ne hapëm zyrtarisht dyert e ambienteve tona moderne në kompleksin e ri të quajtur “Rezidenca Ivanaj”, i ndërtuar në qendër të Tiranës në të njëjtin truall që i përkiste vëllezërve Ivanaj që nga vitet 1930.Fondacionet Ivanaj të New York-ut dhe Tiranës kanë funksionuar në të dy [...]

By |2023-10-11T16:15:45+01:00October 11th, 2023|Blogu|0 Comments

Frymëzojmë novatorët e së nesërmes: Festojmë një vjetorin e laboratorit tonë STEM

Në botën e sotme që ndryshon shumë shpejt, është më e rëndësishme se kurrë që të ushqejmë potencialin e mendjeve të të rinjve tanë. Kjo bindje ka qenë pika kyçe e bashkëpunimit midis Fondacionit M&M Ivanaj dhe SmartKids Albania, një kompani startup i përqendruar në metodologji edukative STEM të fjalës së fundit për fëmijët e [...]

By |2023-09-14T17:17:43+01:00September 14th, 2023|Blogu|0 Comments

Një tjetër rezultat konstruktiv: Koleksioni i Bibliotekës së Manastirit

Ashtu si edhe e dini nga postimet tona të mëparshme në këtë faqe, Instituti i Fondacionit Ivanaj në Tiranë ka luajtur një rol mbështetës gjatë muajve të fundit në iniciativën e znj. Emira Selimi për të krijuar bibliotekën e parë shqipe në qytetin e Manastirit (tani njohur si Bitola), në të njëjtën ndërtesë ku u [...]

By |2023-07-06T11:20:14+01:00July 6th, 2023|Blogu|0 Comments

Festojmë 1 Qershorin, Ditën e Fëmijëve

Çdo 1 qershor shumë shtete festojnë Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve duke i kujtuar botës nevojën e fëmijëve për mirëqenie dhe të drejta për t'u përballur me sfida të shumta në aspekte të ndryshme të jetës së tyre.Fondacioni Ivanaj ka qenë mbështetës i kësaj nisme që nga hapja zyrtare e ambienteve të tij në Tiranë në [...]

By |2023-06-01T19:42:12+01:00June 1st, 2023|Blogu|0 Comments