Flamuri shqiptar i Familjes Ivanaj, pas 8 dekadash në udhëtim, zë vendin që i takon, në “Sallën Ivanaj”. Ishte merita dhe sakrifica e Profesoreshës Italiane, Giuseppina Pogliotti Ivanaj, zonja e Dr. Martinit, e cila megjithëse u detyrua të largohej forcërisht nga shtëpia për shkak të okupatorëve gjatë Luftës së Dytë Botërore, mundi të shpëtonte të vetmen relike të çmuar të vëllezërve Ivanaj, këtë flamur.

Ky flamur është ruajtur me kujdes në dekada, edhe nga vajza e saj Drita, me përkushtim të jashtëzakonshëm dhe krenari për emrin shqiptar.  Pas shumë peripecish e pengesash burokratike, Drita e rivendosi Flamurin kuq e zi të Familjes, aty ku valëvitej vite më parë. Ky flamur-simbol, u bë gur themeli për ngritjen e Fondacioneve Ivanaj.

Tetor 2017