Pas disa vite konflikte të diskutueshme politike dhe juridike dhe një muaji final, tepër të ngarkuar për të finalizuar procedurat e fundit kaotike, Drita Ivanaj, trashëgimtare ligjore e pronave Ivanaj në Tiranë, më në fund qe në gjendje të merrte pronësinë fizike të ish banesës dhe tokës në këtë kryeqytet më 5 qershor 2009. Ajo kishte marrë të drejtën e kësaj trashëgimie në vitin 1995, por nuk mund ta përdorte apo shfrytëzonte atë derisa njësia ushtarake që e përdorte për dekada pa pagesë, më në fund e dorëzoi.

Nuk kishte kohë për reflektim apo emocion kur ky moment erdhi në vitin 2009, pas 14 vite procese jashtëzakonisht të tejzgjatura. Veprime të menjëhershme ishin të nevojshme për të hyrë në këtë vend të ç’organizuar, për ta vlerësuar dhe siguruar atë, pasi i mungonin plotësisht mobiljet dhe ishte në një gjendje të papërfytyrueshme. Një ndërhyrje e menjëhershme ishte e domosdoshme për asgjësimin e të gjitha mbeturinave dhe rrëmujës që ishin lënë të braktisura brenda dhe jashtë strukturave të ndryshme që përbënin pronën. Gjatë verës së vitit 2009 filloi puna për të vlerësuar nevojat themelore për ujë dhe  energji që ishin krejtësisht të padisponueshme dhe për të përcaktuar nëse ndonjë pjesë e vendbanimit origjinal mund të përdorej menjëherë nga Instituti Shqiptar i Fondacionit Ivanaj.

Një zgjidhje afatshkurtër u vendos për të bërë funksionale një zonë të vogël të shtëpisë, e cila mund të përdorej si zyrë vitin e ardhshëm. Ky plan u ndoq në kushte të vështira dhe me ndihmën e përkushtuar të vullnetarëve, dhe Drita ishte në gjendje të siguronte fondet për krijimin e një baze themelore për një Institut të përkohshëm operativ.

Ndërkohë që ky riaktivizim ishte në punë e sipër, procesi i privatizimit të ndërtesave shtesë të ngritura nga shteti në tokën e Ivanaj-ve gjatë viteve 1970, mbi të cilat Drita Ivanaj kishte të drejtën e zotërimit, si blerës prioritar, ishte gjithashtu në vazhdim. Procedura përkatëse që mendohej të zgjaste disa muaj, zgjati plot tre vite!

Strukturat në fjalë fillimisht u përvetësuan nga qeveria për qëllimet e veta tre dekada më parë kur prona e Ivanaj-ve në Tiranë ishte gjithashtu selia e njësive ushtarake që stërviteshin atje për të shërbyer vendin. Ato përfshinin një qendër trajnimi të oficerëve, një palestër, një kafene, disa garazhe, dhe një servis për mirëmbajtjen e makinave qeveritare. Kështu, e gjithë kjo, duhet të shitej nga qeveria, pas kthimit të pronës tek pronari i saj.

Megjithëse nuk u shpërblye për shumë vitet e përdorimit pa pagesë nga qeveria, Drita vendosi të vazhdonte blerjen e këtyre ndërtesave të tjera nëpërmjet procedurave të sipërpërmendura të procesit të privatizimit, të vendosura nga qeveria. Planet e saj afatgjata për përdorimin e caktuar të pronës së saj, për t’u bërë qendra e Fondacioneve Ivanaj në Shqipëri, mund të bëheshin realitet vetëm pasi të krijohej një zyrë bazë dhe privatizimi të përfundonte.

The Library

Zyrat qendrore të rinovuara në krahun e vjetër të banesës ishin vërtet në gjendje që për një kohë të funksiononin si zyrë, bibliotekë e vogël, por e pajisur mjaft mirë dhe sallë konferencash, ku një staf i vogël mund të punonte në zhvillimin e aktiviteteve dhe hapave për të realizuar programe dhe projekte të përshtatshme për edukimin dhe kulturën. Gjatë verës së vitit 2012 u punësua një menaxher zhvillimi dhe Instituti i Fondacionit Ivanaj në Tiranë, i udhëhequr dhe mbështetur nga Fondacioni Ivanaj në Nju Jork, prodhoi me krenari disa programe vërtet të veçanta gjatë atij viti. Ishte 100-vjetori i Shqipërisë dhe projektet e ngjarjet që ndodhën atëherë janë dokumentuar në seksionet përkatëse të kësaj faqeje interneti.

Durres-beach-prop3-IMG_0523

Në vitin 1995 Drita mori edhe pronësinë e një pjese prone të patundshme në portin e qytetit të Durrësit, që ajo trashëgoi nga xhaxhai i saj. Ajo përbëhet nga 400 metra katrorë plazh që kufizohet me pjesën bregdetare të hapësirës publike në atë qytet dhe ndodhet pak metra larg nga blloku i mbyllur (privat) i banesave verore, të cilat u përdorën nga shtresa me e lartë e regjimit komunist gjatë ditëve të errëta të Shqipërisë.

Kjo pronë në plazh është e lirë dhe e pastër, madje edhe nga bunkerët e njohur dhe famëkeq, të ndërtuar nga ky regjim përgjatë të gjithë vijës bregdetare, por nuk është lehtësisht i arritshëm. Një kompleks i madh hotelesh të ndërtuara nga qeveria, që gjenden në një zonë parku të mbyllur dhe të ruajtur, nuk është duke bllokuar vetëm hyrjen e drejtpërdrejtë në pronë, por është duke u përdorur falas nga të ftuarit e saj. Ata janë punonjësit shtetërorë dhe familjet e tyre, të cilët shfrytëzojnë këto objekte për relaksim gjatë pushimeve.

Dixhitalizimi i kohëve të fundit nga shteti i loteve dhe pronave përgjatë bregdetit shqiptar ka nxjerrë në dritë situata shtesë problematike siç është ajo e mësipërmja, e cila tani duhet të ndiqet në vazhdimësi, kërkon vëmendje dhe një zgjidhje që, me shpresë, nuk do të kërkojë vite të tëra!

Çështje të ngjashme që kanë nevojë për zgjidhje përfshijnë gjithashtu kompensimin e pjesshëm nga shteti për metër katror sipërfaqe të pronës që në Tiranë nuk mund t’i kthehet Dritës si e tillë, megjithëse është pronari origjinal, siç është përcaktuar nga Komisioni i Privatizimit që prej vitit 1995.

Siç tregohet në këtë faqe web, pronat e Ivanaj-ve për të cilat Drita kishte të drejtë pronësore, dhe që u deshën më shumë se dy dekada për t’u rikuperuar, i janë dhuruar plotësisht Fondacioneve Ivanaj, me kushtin që ato të përdoren plotësisht nga këto organe të mirë-organizuara për të kryer misionin për të cilin u krijuan.