Martin dhe Mirash Ivanaj ishin më të vegjlit nga të 8 fëmijët, lindur në një familje mjaft të njohur në zonën e Malësisë së Shkodrës e cila në atë kohë ishte pjesë e Perandorisë Osmane. Babai i tyre ishte Dodë Ivani Ivanaj një pronar i pasur tokash në Beqaj pjesë e Fisit në Triepsh. Mamaja e tyre, Nikea kishte lindur në Fisin e Grudës. Për shkak se ishin të persekutuar politikisht dhe ishin të dënuar me vdekje nga Turqit, Doda së bashku me të vëllain e tij Leka, e zhvendosën familjen e tyre në Podgoricë rreth vitit 1882.

Villa Ivanaj - 1938

Villa Ivanaj - 1938 (klikoni foton për më shumë)

Familjet e tyre nga i ati dhe e ëma arrinin në një numër goxha të madh njerëzish ( 50 deri në 70 anëtarë ) me prejardhje patriarkale nga Ilirët dhe Shqiptarët. Pas pushtimit të Podgoricës, xhaxha i tyre Leka i cili kishte përfaqësuar rajonin e tij në Kongresin e Prizrenit në 1878, u vra në Shkodër në 1894 gjatë përpjekjes për të zhvendosur familjen e tij sepse ai e kishte refuzuar ofertën e Princit Nikolla të Malit të Zi për të qenë përfaqësuesi i tij për Malësinë e Shkodrës.

The two young brothers

(Klikon foton për më shumë)

Familja e Martinit dhe Mirashit vazhdoi të ruajë një mënyrë të vjetër jetese nga ato tipike Ilire e cila është e reflektuar në legjendat dhe mitet e heronjve të fiseve të tyre. E njëjta gjë mund të thuhet për konservatizmin fetar për sa i përket emrave dhe ngjarjeve në të shkuarën, gjë e cila formoi një zinxhir të pathyeshëm për qindra vjet. Ata u rritën mirë, në një sistem me kuptimin e plotë të fjalës klasik Shqiptar, bazuar në traditën e trimërisë, bujarisë dhe ndershmërisë. Këto ishin cilësitë e njohura kudo për kualitetin e fiseve shqiptare, pjesë e të cilave ishte edhe familja e tyre, të devotshëm pas Kodit të Lekës ( Kanuni i Lekë Dukagjinit ).

Brenda rrethit të familjes , midis shumë gjërave të tjera, ata kishin një njohje deri në detaje të ceremonive jetësore, mijëravjeçare të vjetra, dhe të ruajtura shumë mirë, si martesat dhe vdekjet, sepse motrat e tyre, edhe pse vetëm me shkollë fillore ishin martuar me fise të tjera ( Hoti dhe Gruda ) në Malësinë e Shkodrës.

Si veshjet origjinale kombëtare edhe gjuha ishin të ruajtura mjaft mirë gjatë gjithë ekzistencës së familjes.

Në Podgoricë Martini dhe Mirashi filluan të mësonin gjuhën Sllave.

Falë gjuhës së re që mësuan i ati i tyre kishte mundësi t’i dërgonte në Beograd për të vazhduar shkollën e lartë, sepse në Mal të Zi në atë kohë nuk ekzistonte një nivel i tillë i edukimit.

Mementos of the Ivanaj Brothers

(Klikoni foton për më shumë)

Dr. Martin Ivanaj

(1888-1940)

Bio. e Dr. Martin Ivanaj

Prof. Dr. Mirash Ivanaj

(1891-1953)

Bio. e Prof. Dr. Mirash Ivanaj