Martin dhe Mirash Ivanaj ishin më të vegjlit nga të 8 fëmijët, lindur në një familje mjaft të njohur në zonën e Malësisë së Shkodrës e cila në atë kohë ishte pjesë e Perandorisë Osmane. Babai i tyre ishte Dodë Ivani Ivanaj një pronar i pasur tokash në Beqaj pjesë e Fisit në Triepsh. Mamaja e tyre, Nikea kishte lindur në Fisin e Grudës. Për shkak se ishin të persekutuar politikisht dhe ishin të dënuar me vdekje nga Turqit, Doda së bashku me të vëllain e tij Leka, e zhvendosën familjen e tyre në Podgoricë rreth vitit 1882. Klikoni për më shumë te Trashëgimia.