Nuk keni dëgjuar prej nesh gjatë muajit të kaluar? Ne jemi ende mjaft aktivë dhe do të vazhdojmë të kemi një rrugëtim të gjatë para nesh! Ndërkohë që koha fluturon pa u kuptuar dhe e gjithçka në botë ndodhet në lëvizje të vazhdueshme për shumë arsye, ashtu si edhe ne, ne do të vazhdojmë t’ju mbajmë të përditësuar.

Edhe pse planet e përditshme të punës janë më të shkurtuara për shkak të pushimeve të alternuara të stafit dhe disa problematikave të tjera përtej kontrollit tonë, probleme më së shumti të trajtuara edhe nëpër mediat e lajmeve dhe ato sociale, aktivitetet tona nuk kanë ndaluar dhe planet tona ndodhen plotësisht në ‘marshin’ e zhvillimit.

Ne po zgjerojmë planet tona edukative, kulturore dhe të biznesit, ndërkohë që jemi duke zhvilluar edhe programe dhe projekte të reja duke ri-përshtatur disa prej ambienteve fizike të zyrave tona në Tiranë, jemi duke riorganizuar materialet e sipërmarrjeve dhe databazat tona të mëdha, si dhe jemi duke iu përgjigjur disa marrëdhënieve që mund të tejkalojnë edhe kufijtë gjeografikë.

Duke shpresuar që të gjithë ju, lexuesit tanë besnikë, të keni shijuar këtë periudhë relaksuese dhe të keni pasur shëndet të plotë, ju ftojmë të qëndroni në kontakt me ne në postime të ardhshme.

Do të donim gjithashtu të falënderonim sërish miqtë tanë besnike që na kanë mbështetur dhe vazhdojnë të na mbështesin në veprimtaritë dhe punët tona, si financiarisht dhe në mënyra të tjera, në të dyja anët e Atlantikut dhe ju kërkojmë që mos të harroni se faqja jonë e dhurimit është gjithmonë gati, mjafton një klikim!