Lajmet kohët e fundit janë bërë gjithnjë e më të shumta arsyet e shqetësimit.

Midis pandemisë, luftës, përballjes me izolimin, sëmundjes dhe shqetësimit për paqen në botë, brezi i ri ka shumë për të përballuar. Edhe pse rinia gjen gjithmonë një mënyrë për t’u përshtatur dhe për të reaguar, të kesh një hapësirë ku të mblidhesh, të diskutosh dhe ku të shkëmbesh ndjesitë është një domosdoshmëri për ato.

Njerëzit që i dedikohen vullnetarizmit dhe bëjnë diçka për të ndihmuar të tjerët dhe komunitetin, përjetojnë një përmirësim në shëndetin e tyre mendor, duke lehtësuar ndjenjat e ankthit dhe pasigurisë të realitetit ku po jetojnë.

Gjatë këtyre katër viteve pune, grupi ynë i vullnetarëve ka qenë aktiv kundrejt çdo fatkeqësie natyrore, pandemie globale dhe shqetësimi social, duke ndihmuar komunitetin shqiptar sipas misionit dhe parimeve të fondacionit tonë.

Ndërtimi i lidhjeve shoqërore dhe aftësive të reja drejtuese i ndihmon të rinjtë të përballojnë më mirë situatat stresuese - një efekt anësor pozitiv që vjen si pasojë e dhënies të ndihmës dikujt në nevojë ose zhvillimi i një projekti nga i cili mund të përfitojë shoqëria shqiptare.

Që nga fillimi i hapjes të qendrës tonë, ne kemi numëruar në bazën tonë të të dhënave më shumë se 150 regjistrime, një numër mbresëlënës të rinjsh që nuk zhgënjyen dhe që gjatë gjithë këtyre viteve e gjetën veten në një vend referimi ku të mund të rriten dhe të zhvillohen së bashku.

Ne mirëpresim gjithnjë profesionist t’i bashkohen skuadrës sonë dhe nëse po kërkoni një mënyrë argëtuese për të krijuar lidhje të dobishme dhe për të zhvilluar njohuri të reja duke krijuar një ndjenjë identiteti, qendra jonë VOLIF është vendi ku duhet të jeni. Bëni një ndryshim pozitiv në jetën tuaj duke aplikuar në pozicionin e vullnetarit këtu.

Ndani këtë mundësi me miqtë dhe familjen! Ndiqni njoftimet më të fundit në mediat tona sociale dhe regjistrohuni në gazetën online për të marrë përditësime.