Pranvera sapo ka filluar, duke sjellë energji pozitive të reja në punën tonë.
Kursi i robotikës për fëmijë filloj në Dhjetor të 2021 dhe tani po i afrohet datës së përfundimit.
I menduar si një mjet i mirëfilltë arsimor për fëmijë, i inkurajoj ata të mendonin përtej barrierave dhe t'i shndërronin idetë e tyre në krijime të prekshme, duke i mundësuar fëmijët të mësonin konceptet STEM, në një mjedis praktik dhe bashkëkohor.
Në laboratorin tonë inovativ, studentët patën mundësinë të aksesonin teknologji të reja dhe simulatorë robotik nëpërmjet internetit, për të mësuar se si të bënin krijimet elektronike të ëndrrave të tyre. Ata fituan aftësitë e nevojshme për të ndërtuar projekte si alarmet e aktivizuara me lëvizje dhe shumë më tepër.
Përfitimet që patën fëmijët nga ky kurs ishin të shumta. Nga ndërtimi i besimit, tek inkurajimi i këmbënguljes, përmirësimi i aftësive programuese, inkurajimi i punës në grup, si dhe të mësuarit për të pranuar kritika konstruktive.
Ne po planifikojmë dhe po punojmë për të vazhduar më tej misionin tonë edukativ duke krijuar përvoja mësimore bashkëkohore dhe duke thyer mentalitetin paragjykues për teknologjinë dhe ndikimin e saj tek të rinjtë.
Qëllimi ynë është të ofrojmë edukim në inovacion, sipërmarrje, lëndë teknike dhe aftësi praktike dhe do të sigurohemi që të punojmë pa pushim për t'u ofruar brezave të ardhshëm mjetet e duhura për t'u përshtatur me ritmet e shpejta të sistemit arsimor.
Projekte të reja na presin, prandaj sigurohuni të ndiqni zhvillimet e tyre duke u abonuar në gazetën elektronike tek faqja e webit si dhe në rrjetet sociale në Instagram/Facebook/LinkedIn.
Ne jemi online dhe në dispozicionin tuaj për çdo pyetje ose sugjerim. Na kontaktoni tani në adresën [email protected]