Të premten e kaluar u përmbyll me sukses programi me emrin “Mindspace University-Balkan Ties”, i cili ishte një tjetër bashkëpunim që vitin e kaluar patëm kënaqësinë të bashkë-financonim.

Ky program konsistonte në një projekt intensiv 3-mujor, që u zhvillua online, gjatë të cilit studentët u njohën me metodologjitë dhe programet sipërmarrëse, duke i ofruar atyre njohuritë e duhura për të krijuar modele të suksesshme biznesi.

Studentët që aplikuan ishin të rinj nga 6 vende të Ballkanit (Shqipëria, Bullgaria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Kroacia dhe Greqia) dhe patën mundësinë të mentorohen nga profesionistë dhe sipërmarrës në sektorin e Transportit dhe Logjistikës, duke marrë edhe pjesë në evente interaktive, workshope, klasa virtuale dhe webinar.

Dhjetë ishin ekipet që prezantuan ide biznesi inovative, dhe u zgjodhën me kujdes për t'u vlerësuar nga një komision gjykues, për përzgjedhjen përfundimtare të 3 fituesve. Ndihemi krenarë që midis tyre fituesi i çmimit të dytë ishte një ekip që përfshinte edhe një studente të re shqiptare.

Nëpërmjet këtij projekti, të realizuar tërësisht online dhe përtej kufijve, pjesëmarrësit e rinj sollën në dritë mundësi të reja për të filluar punën drejt bizneseve inovative që jo vetëm do të krijojnë mundësi punësimi për ta dhe të tjerët, por edhe do ta sjellin Ballkanin në qendër të inovacionit.

Nëpërmjet aktiviteteve të tilla, Fondacioni ynë favorizon të rinjtë me shumë mundësi të tjera, duke ofruar një strehë për të ndarë idetë dhe për të nxitur iniciativa inovative, duke përfshirë një sërë shërbimesh për të mbështetur, trajnuar dhe udhëhequr sipërmarrësit e rinj, të cilët kanë idetë e duhura, por nuk kanë burimet dhe/ose njohuritë për t'i çuar ato që nga konceptimi deri tek realizimi. Kjo është edhe arsyeja pse kemi krijuar Qendrën tonë të Inkubacionit dhe Inovacionit të Biznesit. Më shumë informacion në lidhje me të mund të gjeni këtu.

Misioni ynë është të vazhdojmë bashkëpunimet dhe zbatimin e projekteve të reja të frytshme, në dobi të rinisë shqiptarë dhe për këtë arsye ne jemi mirënjohës për partneritetin që patëm me Mindspace, studentët e guximshëm që morën pjesë në këtë konkurs dhe gjithë fituesit e tij.

Shpalljen e fituesve të Programit Mindspace University-Balkan Ties, mund ta gjeni në transmetimin live të eventit në YouTube tek linku këtu.

Vazhdoni të na ndiqni në mediat sociale ku rregullisht postojmë përditësime dhe materiale interesante.