Ndërkohë që Fondacionet tona në të dy anët e Atlantikut i afrohen një tjetër viti inovativ, ne jemi të lumtur të ndajmë me ndjekësit, miqtë dhe mbështetësit tanë disa lajme të shkëlqyera në lidhje me anëtarësinë e Bordeve tona.

Fondacioni ynë në Tiranë ka krijuar së fundmi një “Bord Nderi”, i cili tani përfshin disa nga mbështetësit tanë më të shquar dhe më të devotshëm që na kanë shërbyer për shumë vite si Drejtorë të Bordeve tona Ekzekutive. Atyre u detyrohemi mirënjohjen tonë të pafund për shërbimin e tyre, ndërkohë që ne do të vazhdojmë të këshillohemi me ta.

Në të njëjtën kohë, ne jemi gjithashtu të kënaqur të njoftojmë disa shtesa të reja që tani janë pjesë e Bordeve tona Ekzekutive përkatëse.

  • Z. Olton Hysenbegas, i cili po i bashkohet zyrtarisht anëtarësisë të Bordit Ekzekutiv të “M & M Ivanaj Foundation Institut”, me seli në Tiranë, pasi ka mbështetur në heshtje Fondacionet tona tashmë për më shumë se 25 vjet në mënyra të ndryshme, dhe;
  • Z. Arbi Rizo, i cili i bashkohet “The Martin and Mirash Ivanaj Foundation” në Nju Jork si Zëvendës President për Zhvillimin. Eksperienca e tij e biznesit dhe përkushtimi i deritanishëm në mbështetjen e Fondacioneve Ivanaj në Nju Jork dhe Tiranë, do të sjellë përfitime shtesë në avancimin e misionit tonë.

Jemi të lumtur që kemi në bord Z. Hysenbegas dhe Z. Rizo. Biografitë e tyre janë të disponueshme në faqen tonë të internetit, si dhe grafiku ynë organizativ i përditësuar gjendet këtu.

Dëshirojmë t'i falënderojmë për përkushtimin dhe angazhimin e tyre, si dhe t'i përgëzojmë për bashkimin e përpjekjeve tona në “Avancimin e edukimit dhe kulturës për shqiptarët brenda dhe jashtë vendit”.

Arbit dhe Oltonit, një “Mirë se vini në bord” nga Fondacionet Ivanaj në Nju Jork dhe Tiranë!