Të premten e kaluar, grupi ynë i vullnetarëve u mblodh në bibliotekë për takimin e rregullt mujor. Anëtarët e rinj dhe vullnetarët me përvojë patën mundësinë të bisedojnë dhe të shkëmbejnë mendime.

Takimi pati një veçori të veçantë këtë herë pasi Drejtoresha Ekzekutive na u bashkua nëpërmjet Zoom-it drejtpërdrejt nga New York-u. Axhenda ishte e ngjeshur por temat kryesore në fokus ishin planet e ardhshme për dy muajt e fundit të vitit 2021. Biseda solli në vëmendje shumë ide brilante dhe larmi mendimesh.

Është gjithnjë kënaqësi të dëgjosh koncepte dhe sugjerime të reja nga grupi ynë, të cilëve iu referohemi gjithnjë dhe i mirëpresim të na dërgojnë propozime të reja dhe projekte kërkimore të cilat mund të luajnë një rol të madh në mbështetjen e Fondacioneve tona.

Secili prej nesh është plotësisht i aftë të vendosë në shërbim ekspertizën e vet për një projekt të caktuar. Implementimi i një projekti shpesh mund të duket diçka e vështirë, por është një aftësi që nëse kultivohet dhe me pak mbështetje, mund të zhvillojë aktivizmin që komuniteti ynë kërkon.

Ne jemi gjithmonë në kërkim të njerëzve të talentuar për të zgjeruar qendrën tonë të vullnetarëve.

Vendosni bazat dhe bëhuni pjesë e Ekipit! Apliko tani.

Na ndiqni në mediat sociale dhe abonohuni për të marrë përditësime.