Siç është njoftuar së fundmi, tashmë është bërë publik një dokument i vjetër i çmuar nga arkivat e Fondacioneve Ivanaj. Ai shkon prapa një shekull më parë, kur analiza e hollësishme e ligjeve zakonore të lashta, të praktikuara dhe të ndjekura nga fiset shqiptare të veriut të Trieshit, Hotit dhe Grudës, u prezantua në Universitetin Mbretëror të Romës (sot “La Sapienza”), nga Martin Ivanaj, si disertacion i doktoraturës në fushën e jurisprudencës.

Ky dokument i çmuar, tashmë në më shumë se një format gjuhësor, është i disponueshëm që sot, ditë kur festojmë edhe ditëlindjen e Dr. Martin Ivanaj. Ky botim i ri i titulluar “KODI I LEKË DUKAGJINIT (Codex Alexandri)” përmban versionin e tij origjinal në italisht, të përkthyer tashmë edhe në gjuhën shqipe dhe angleze.

Kopertina e veçantë e formatit të tij të printuar, e përshtatshme për këtë lloj teksti që ofron një pamje historike dhe të gjallë të praktikave të jetesës së shqiptarëve në të kaluarën, përmban të tre versionet me sqarime, referenca dhe shënime përkatëse. Versioni elektronik mund të porositet këtu, ndërsa kopjet fizike mund të merren tani duke kontaktuar zyrën tonë.

Një edicion i veçantë online që do të mundësojë akses elektronik vetëm në versionin shqip ose anglisht do të ofrohet në ditët në vijim, vetëm për një periudhë të caktuar kohore. Për këtë, shikoni dhe regjistrohuni në faqen tonë të internetit dhe na ndiqni në Facebook, Instagram dhe LinkedIn.

Mos harroni të mbështesni më shumë çështje si kjo duke klikuar këtu. Fondacioni ynë mund të ofrojë më shumë mundësi për autorët shqiptarë brenda dhe jashtë vendit.