Siç është raportuar në blogjet tona të mëparshme të 25 marsit dhe 10 prillit, përpjekjet tona me qëllim inkurajimin e grave dhe të rinjve të prekur nga tërmeti shkatërrues i vitit 2019 si dhe nga pasojat e krijuara nga pandemia e koronavirusit në 2020, vazhduan gjatë gjithë fazës së tretë të projektit, të cilin sapo e përfunduam.

Në mënyrë që të mundësonim një ndihmë sa më konkrete për gratë dhe fëmijët që u prekën negativisht për sa i përket mundësive të punësimit, arsimimit, trajnimit, shëndetit mendor dhe mirëqenies, ne hartuam një plan veprimi për këtë grup të tretë. Për këtë arsye i siguruam trajnime profesionale që do i ndihmojnë për të zgjeruar bazën e njohurive të tyre dhe do i japin pak më shumë shpresë për të përballuar këtë situatë sfiduese.  

Përzgjodhëm 16 gra në një nga lagjet më të prekura në Laς, ku tërmeti shkatërroi pothuajse plotësisht qarkun. Pasi kontaktuam me drejtorinë Rajonale që ofron trajnim profesional publik për zonën verilindore, ne arritëm t'u afrohemi disa prej grave që merrnin pjesë në kurse dhe ju dhamë fonde për të mbuluar kostot e transportit; për të blerë materiale si dhe për të mbuluar shpenzime të tjera që mund t’i nevojiten për trajnimin.

Të gjitha gratë po ndiqnin një kurs trajnimi profesional për qepje dhe qëndisje. Forma e artit e qëndisjes është një mundësi e shkëlqyeshme për këto gra për të fituar të ardhura dhe për të mbështetur familjet e tyre,  gjithashtu është edhe një metodë shumë e mirë për të përballuar stresin dhe ankthin duke u dhënë edhe kënaqësi gjatë realizimit të punimeve.  

Pjesë e këtij granti ishte edhe sigurimi i blerjes të materialeve të nevojshme për të qëndisur, të tilla si gërshërë, pëlhura, zinxhir tekstili, tyl poliestër, astare, prerëse fijesh, fill qepje,  si dhe mjete të tjera që nevojiten për të zhvilluar kursin.

Gjithashtu i mundësuam ndihmë edhe një vajze të zellshme, të re në moshë, 17-vjeçare, e cila shprehu dëshirën për të ndjekur një kurs për dizajn grafik; një financim i vogël që solli një arritje shtesë në rezultatet e projektit tonë.

Jemi tej mase mirënjohës ndaj donatorëve që na besuan këtë grant duke na mundësuar zhvillimin e një projekti kaq bamirës, planifikimin dhe ekzekutimin e të cilit na bën shumë krenarë. Dduke parë rezultatin që arriti ky projekt, ishte një burim frymëzimi që na jep një nxitje akoma më të madhe për të vazhduar misionin tonë në fushën e ekspertizës së Fondacionit.

Ne postojmë rregullisht artikuj informues në të gjitha mediat tona sociale, për të cilat njoftimet mund të merren automatikisht duke u regjistruar këtu.

Mund të na ndihmoni në forma të ndryshme duke mbështetur punën tonë; donacionet janë gjithmonë të mirëseardhura, për më shumë klikoni linkun këtu.

Bashkohuni me ne në misionin tonë!

Ky projekt mbështetet nga kontributet financiare të mbledhura nga Gratë Shqiptaro-Amerikane në Washington DC, përmes Valbin's Center for International Programs (CIP) dhe zbatohet nga ‘The Ivanaj Foundations of New York and Tirana’.