Ishte një kënaqësi e madhe që dje të merrnim nga Znj. Laura Siliqi Konda si dhuratë librin Drago Siliqi “Një jetë në fluturim" që ajo sapo botoi në kujtim të babait të saj, poetit dhe kritikut të njohur shqiptar, i cili humbi jetën në moshë të re.

Znj. Konda vizitoi zyrat tona në Tiranë për të na dorëzuar personalisht një kopje të këtij libri, të cilin do ta çmojmë me dashuri në koleksionet tona të shumta në “Bibliotekën e Fondacionit Ivanaj”. Ne jemi gjithashtu mirënjohës dhe ndajmë me të ndjenjën që ajo shprehu në dedikimin e saj: “Për Drita Ivanaj dhe Fondacionin Ivanaj - Me shumë respekt për punën e tyre për të ndihmuar Shqipërinë të përparojë, ashtu siç ëndërronin të parët tanë të shquar dhe patriotë. Maj 2021. Laura Siliqi Konda”.

Fondacioni Ivanaj do të vazhdojë, sipas misionit dhe planeve të tij, punën e tij ndërmjet të cilave, ajo për "Trashëgiminë Kulturore" luan një pjesë shumë të rëndësishme. Qëndroni të lidhur me të rejat tona në mediat sociale, ose thjesht duke u regjistruar në faqen tonë të internetit.