Ne jemi të lumtur të ndajmë me ju përfundimin e suksesshëm të programit informues për bizneset "Mendo Jashtë Kutisë", i cili u zhvillua gjatë muajve të fundit dhe ishte përgatitur në mënyrë të tillë që të përfitonte veçanërisht bërthama jonë e re e vullnetarëve në Shqipëri. Trajnerja, Znj. Nora L. Hughes (PhD), ofroi dhe drejtoi këtë trajnim që nga Los Angeles, përtej Atlantikut, duke e bërë atë një përvojë të jashtëzakonshme për kursantët tanë të rinj.

Falë përfshirjes së saj të gjatë në arenën ndërkombëtare të biznesit, ajo ofroi një këndvështrim shtesë për bizneset e menaxhuara në nivel vendor, duke përfshirë në kurrikulë material më të thelluar në lidhje me temat e Inovacionit, Sipërmarrjes, Konkurrencës dhe Pengesave të Tjera, Krijimi i Planit të Biznesit, Menaxhimi i Parave, etj.

Ne jemi të kënaqur që kemi ofruar një lloj tjetër shërbimi unik për komunitetin e sipërmarrësve të rinj që është pjesë e Fondacionit Ivanaj në Shqipëri, të cilin ne e quajmë ‘VOLIF’ dhe e ushqejmë me kujdes e dashuri. E ardhmja e këtij grupi është gjithmonë në krye të përpjekjeve tona për planifikim, dhe ne i ftojmë ata të qëndrojnë të lidhur për mundësi të tjera në të ardhmen. Ato janë zhvilluar duke patur ata në mendje!