Këto ditë sjellin dy festa të rëndësishme në Shqipëri dhe në të gjithë botën.

Më 7 mars, ne festojmë punën e palodhur dhe fisnike të mësuesve dhe edukatorëve në të gjithë Shqipërinë. Ndër kohëra, ata kanë sjellë dritë në kombin tonë dhe kanë kontribuar për një të ardhme më të mirë për të gjithë ne.

Më 8 mars, e gjithë bota feston për gratë dhe arritjet e tyre në histori dhe në të gjithë kombet. Gratë janë bija, mama, motra, drejtuese, shkencëtare, fermere, punëtore… Gratë janë të fuqishme! Gratë mund të lëvizin male, kështuqë të mos i nderojmë vetëm sot, por çdo ditë të vitit!

Nga Fondacionet Ivanaj në New York dhe Tiranë, i urojmë kujtdo në Shqipëri dhe në të gjithë botën:

Gëzuar Ditën e Mësuesit dhe Gëzuar Ditën Ndërkombëtare të Grave!