Çdo vit gjatë festave të dhjetorit, mijëra fëmijë në të gjithë botën dëshirojnë të hapin dhuratat e tyre dhe t'i gëzojnë ato.

Fatkeqësisht, jo çdo familje ka privilegjin të kënaqë fëmijët e tyre me gjeste të tilla. Dëmi i shkaktuar nga tërmeti i nëntorit të kaluar të vitit 2019 ishte shkatërrues në shumë aspekte.

Jetë u shuan, njerëzit humbën të afërmit dhe familjet e tyre mbetën të pastrehë, ku shumë komunitete u strehuan në tenda ose nëpër shtepi të përkohshme pa kushte jetese.

Përzgjodhëm më shumë se 30 familje për të ndihmuar këtë vit në zonën Bubq dhe Ishëm në Qarkun e Durrësit, ku toka u lëkund furishëm. Dyzet fëmijë, djem dhe vajza, të moshës nga 1 deri në 16 vjeç që u përkasin këtyre familjeve, morën veshje dhe lodra të paketuara me dashuri nga grupi jonë i vullnetarëve. Secila familje kishte një pako të veçantë me ndihma, plot me gjëra festive dhe ushqime të domosdoshme. Edhe pse ishte një ditë me re dhe e zymtë, shpërndarja u krye me sukses ashtu sic do të bënin ndihmësit e babagjyshit.

Asnjë nga këto nuk do të ishte e mundur pa angazhimin e vullnetarëve dhe stafit tonë që u kujdesën me përkushtim për të përfunduar dërgesën në kohë.  Ne jemi jashtëzakonisht mirënjohës për të gjitha donacionet e dhuruara dhe që e bënë të mundur gjtihçka që kishim në plan.

Çdo vit ne synojmë të ndihmojmë fëmijë në nevojë dhe përpiqemi t'i dhurojmë atyre një buzëqeshje të vyher duke i dhënë pak ngushëllim në ditët e vështira që jane duke jetuar.

"Një gjest i mirë mund të ripëtërijë një plagë që vetëm dhembshuria mund të shërojë"; dëshirojm ta mbyllim me këtë citat pasi gjatë këtyre ditëve të vështira mos harroni që nëse mundeni jepni sa më shumë, do ju bëj më mirë sec mund të imagjinoni.

Për më shumë informacion në lidhje me projekte të tjera të ngjashme, na ndiqni në platformat e dedikuara të mediave sociale dhe vizitoni faqen tonë për azhornime javore.