U hasa me Fondacionin Ivanaj krejt rastësisht duke hulumtuar në internet. Pas një vizite të shpejtë në faqen e web-it nuk u mendova dy herë të aplikoj për të qenë pjesë e grupit të vullnetarëve jo vetëm sepse bashkohem me vizionin dhe misionin e Fondacionit por edhe për faktin se si një e re e sapo diplomuar në Shkenca Politike dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare ndjej përgjegjësine personale dhe profesionale të jap kontributin tim në shoqëri.

Kontakti i parë që pata me stafin e Fondacionit ishte nëpërmjet një interviste online nga e cila mu komunikua se isha bërë pjesë e Volunteer Hub pranë Fondacionit Ivanaj. Pavarësisht situatës së vështirë te shkatuar nga Covid-19 u habita nga fakti se ky grup ishte shumë aktiv në zhvillimin e aktiviteteve dhe iniciativave të ndyshme. Gjatë një vizite në ambjentet e Fondacionit u mrekullova nga infrastruktura moderne, vizioni, stafi dhe historia e Fondacionit dhe familjes Ivanaj. Kjo gjë më bëri të kuptoj rëndësinë, seriozitetin dhe nevojën që Shqipëria ka për të mbajtur gjallë historinë, traditën dhe trashëgiminë ndër breza të figurave dhe personave që kanë dhënë kontribut të vyer ndër shekuj në fusha të ndryshme si arsimi, punësimi apo marrëdhëniet diplomatike.

Programi i parë në të cilin u angazhova është “R.I.N.I. series”, dedikuar ekskluzivisht vullnetarëve të Fondacionit. Kjo seri takimesh ofrohet online. Pjesë e programit janë tematika të ndryshme si: përshtatja gjatë COVID-19, lidershipi, vullnetarizmi, etj. Diskutimet dhe shkëmbimet e ekspëriencave ndërmjet të rinjve dhe profesionistëve të fushave të ndryshme, në Shqipëri dhe jashtë saj janë pjesë e pandashme e këtij programi.

Një tjetër mundësi e pa pritur për mua ishte një mundësi punësimi pranë Fondacionit Ivanaj në një projekt të financuar nga Regional Youth Cooperation Office (RYCO). Ky projekt titullohet “The Peace Path” dhe impelemtohet në nivel rajonal midis Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë se Veriut më qëllim aktivizimin e të rinjve, shkëmbimin e eksperiencave dhe ndërgjegjësimin ndaj çështjeve mjedisore.

Prej rreth 3 muajsh jam bërë pjesë e një komuniteti që jo vetëm ka suportuar përgatitjen time profesionale por më ka ofruar mundësi rritje dhe zhvillimi për më tëj. Jam shumë e lumtur që u hasa me Fondacionin Ivanaj dhe u bëj thirrje shumë të rinjvë që janë në kërkim të mundësive të reja. Jam e bindur që Shqipëria ka shumë të rinj të përgatitur, me dëshirë dhe vullnet për të punar dhe për të kontribuar në përmirësimin e shoqërisë Shqiptare.

Së fundi falenderoj pafund Drejtoren Ekzekutive dhe stafin e Fondacionit Ivanaj për mundësinë dhe suportin e vazhdueshëm të dhënë vullnetarëve dhe të gjithë të rinjve shqiptar.

Je gati të jesh pjesë e familjes së madhe të Ivanaj Foundation? Apliko tek faqa jonë zyrtare: https://ivanaj-foundations.org/