Siç u përmend më parë në blogun tonë të fundit, në vazhdim të Projektit "Gratë për Fëmijët" (ne po vazhdojmë me seancat e këshillimit për gratë dhe fëmijët e tyre, me punën profesionale dhe dedikimit të stafit të Fondacionit.

Tematika këtë herë ishte reagimet psiko-emocionale në rastet e katastrofave natyrore, të tilla si tërmetet si dhe shpërthimi i pandemisë globale. Psikologia shpjegoi metoda praktike dhe të qarta se si të përballesh me këto ngjarje shqetësuese dhe të përballosh tronditjen.

Menaxhimi i panikut dhe ankthit tek fëmijët e vegjël dhe adoleshentët është e vështirë, pasi ndryshe nga të rriturit që e kuptojnë situatën, fëmijët e kanë të vështirë të shprehen dhe të flasin për ndjenjat e tyre.

Eshtë gjithashtu një temë kulminante për nënat, pasi ato mbajnë shumë përgjegjësi dhe presion për t’u kujdesur dhe mbajtur familjet e tyre të sigurta. Shëndeti i tyre mendor është i rëndësishëm dhe ne duhet të kuptojmë se qëndrueshmëria në kohë katastrofash natyrore është thelbësore në mënyrë që të stabilizohen mendërisht dhe të vazhdojnë me një rutinë të strukturuar ditore.

Këto takime me psikologen janë vetëm një nga aktivitetet e planifikuara për Projektin "Gratë për fëmijët".

Në fund të projektit do krijohen module edukimi dhe trajnimi ku do pasqyrohen problematikat në përputhje me nevojat e tyre reale.

Qëndroni të azhornuar me punën tonë duke vizituar faqen e web-it, dhe regjistrohuni në newsletter-in tonë për më shumë informacione.

Ky projekt mbështetet nga kontributet financiare të mbledhura nga Gratë Shqiptaro-Amerikane në Washington DC, përmes Valbin's Center for International Programs (CIP) dhe zbatohet nga ‘The Ivanaj Foundations of New York and Tirana’.