Të hënën që lamë pas, "M&M Ivanaj Foundations of New York & Tirana" së bashku me Departamentin e Drejtësisë në "Marin Barleti University", mbajtën ceremoninë online të ndarjes së çmimit "Mirash Ivanaj". Drejtoresha jonë Ekzekutive, Drita Ivanaj, pati kënaqësinë të shpallë fituesin e çmimit të parë të emërtuar sipas xhaxhait të saj, Prof. Mirash Ivanaj.

Eventi mblodhi studentë të rinj që po ndjekin arsimin e tyre në drejtësi dhe aplikantë nga shkolla të mesme që duan të ndjekin arsimin e lartë në drejtësi. Në fjalën e saj përmbyllëse, Znj. Ivanaj inkurajoi të gjithë të pranishmit duke thënë: “Profesioni që doni të filloni është shumë i rëndësishëm për vendin dhe brezat që do të vijnë. Ai do t'ju japë fuqinë për të formuar Shqipërinë. Nuk është një rrugë e thjeshtë për tu ndërmarrë; kërkon ndershmëri, transparencë dhe integritet. Tani ju keni lirinë për të ndjekur këtë profesion, por, mbani mend, liria do të thotë gjithashtu vetë-disiplinë, të cilën ju duhet të mësoni dhe kultivoni gjatë gjithë jetës tuaj për të bërë zgjedhjet që sigurojnë drejtësi për të gjithë”.

“M&M Ivanaj Foundations in New York & Tirana” do të vazhdojnë të qëndrojnë prapa qëllimit të tyre, të ofrojnë mundësi edukimi dhe kulturore të të gjitha llojeve për brezat e rinj të Shqipërisë, si dhe zhvillimin e ëndrrave të tyre për një të ardhme më të mirë brenda vendit.