Ndihma e M&M Ivanaj Foundations of New York & Tirana ndaj grupeve vulnerabël vazhdon edhe gjatë krizës së COVID-19.

Përveç humbjes së shtëpive prej tërmetit të nëntorit 2019, shumë familje janë duke vuajtuar izolimin dhe mungesën e të ardhurave të shkaktuar nga pandemia e koronavirusit.

Fondacionet tona kanë një histori të gjatë aktivitetesh bamirësie, duke filluar shumë vite më parë, që nga kontributi i dhënë gjatë konflikteve të armatosura në rajon, ndihmat për fëmijët gjatë festave të fundivitit, aktivizimi social i të moshuarve, etj. Prej disa muajsh, ne kemi ndërmarrë nisma për tu ardhur në ndihmë familjeve të prekuara nga tërmeti i vitit të kaluar.

Gjatë vizitave jashtë kryeqytetit dhe në zona rurale, është e vështirë të mos dallosh dëshpërimin në sytë e anëtarëve të këtyre familjeve që prej rreth 7 muajsh jetojnë në tendë. Në ato rrethana, shprehja “Lani duart!” kthehet në një mision.

Kështu, falë zotimit të kontributeve financiare nga disa miq të përtej oqeanit u hodhëm në veprim.

Për të filluar, një plan i veçantë dhe i shpejtë u përgatit nga ekipi ynë pas dyerve të mbyllura, fillimisht, duke punuar nga shtëpia, për shkak të rregullave shumë të rrepta të qeverisë. Rezultati i asaj që ne emërtuam një "shpërndarje e pakove të përkujdesjes" u realizua të premten e kaluar, kur arritëm fizikisht me furnizimet tona 20 familje tmerrësisht në nevojë. Më shumë detaje dhe fotografi janë në dispozicion këtu dhe ​videon e postuar në YouTube mund ta ndiqni më poshtë, ose duke klikuar këtu​.

Më shumë planifikim dhe mbulim janë në punë e sipër, dhe ne do t'i postojmë ato në kohën e duhur. Prandaj, ne ju ftojmë të na ndiqni dhe të kontribuoni në përpjekjet tona kur të keni mundësi. Shumë mund të bëhet jo vetëm për qëllime bamirësie, por për të rritur arsimimin dhe kulturën e popullit shqiptar brenda vendit të tyre.

Ky donacion u mundësua prej kombinimit të kontributit financiar të mbledhur nga Gratë Shqiptaro Amerikane në Washington DC, përmes Valbin's Center for International Programs (CIP), dhe prej Fondacioneve M & M Ivanaj në New York & Tiranë dhe vullnetarëve të Fondacionit në Tiranë.

Ne gjithashtu falënderojmë stafin dhe vullnetarët e M & M Ivanaj Foundation Institut në Tiranë për përkushtimin dhe punën e shkëlqyer të bërë!