Pothuajse një muaj ka kaluar tashmë që kur kemi mbyllur zyrat tona në Tiranë, sipas udhëzimeve të qeverisë, dhe të gjithë jemi duke jetuar dhe duke u përshtatur, si pjesa tjetër e botës, me mënyra të ndryshme për të kaluar kohën dhe ditët tona përgjatë kësaj situate shumë të vështirë botërore.

Sidoqoftë, mbajtja në kontakt është dhe gjithmonë do të jetë, një domosdoshmëri dhe një përgjegjësi që të gjithë ne duhet të ndajmë gjatë të gjithë jetës sonë, dhe veçanërisht në fushën tonë të aktivitetit dhe gjatë kohërave të tilla.

Ajo që mund t’ju them nga ana ime sot, së pari, është se përshtatja ndaj një të mbyllje të urdhëruar nuk e ka gjetur organizatën tonë të papërgatitur, dhe ne jemi krenarë për këtë! Ndërkohë që disa nga projektet e mëdha që po zhvillonim janë vënë në pritje nga donatorët, partnerët dhe bashkëpunëtorët tanë dhe ne përkohësisht nuk mund të operojmë në mjedisin e jashtëm, ne u përshtatëm lehtësisht për të punuar nga shtëpia. I gjithë personeli ynë është i pajisur me mjetet e tyre atje ku ata jetojnë, dhe personeli ynë me kohë të pjesshme u pajis nga ne me atë që u nevojitej për të operuar në distancë. Fatkeqësisht, rezultatet pozitive të punës deri më tani janë ngushtësisht për përfitimet tona të brendshme, sepse ne nuk kemi mundur të gjejmë mjete të ngjashme operative online nga të tjerët, dhe faqjet web shtetërore e sistemet e tyre janë duke funksionuar keq ose nuk janë duke funksionuar fare.

Së dyti, u kuptua shpejt se kjo kohë e detyruar ‘boshe’ nuk ishte aspak e keqe dhe nuk kishte pse të ishte kështu. Në fakt, ajo ofron një mundësi të përsosur për të bërë atë që ne të gjithë, në një farë mënyre, në raste të tjera kemi tendencën ta shtyjmë, dhe, kështu, ne të gjithë u zhytëm në fokusimin e asaj që rrinte në sfond.

Ne zbuluam se ka shumë për të bërë për këtë, sepse disa nga ato që janë lënë mënjanë do të jenë të nevojshme, dhe, ndoshta edhe më shumë, të dobishme, kur ne të rifillojmë aktivitetet tona plotësisht.

Detyrat e përbashkëta përfshijnë riorganizimin e skedarëve të të gjitha llojeve, adaptimin dhe dokumentimin e procedurave që janë trajtuar e shqyrtuar, në mënyrë të shpërndarë për shkak të përparësive të tjera, krijimin e mjeteve lehtësuese të kompjuterizuara të menaxhimit për të gjitha llojet e trajtimit të detyrave, dhe aksesin më të shpejtë në shumë të dhëna që ne i kemi grumbulluar në dy vitet e kaluara të operimit tonë të ri këtu, në Tiranë. Ne jemi duke pasuruar Bibliotekën tonë me inventarë më të mirë, madje jemi duke i transkriptuar, dhe në ndonjë rast edhe duke përkthyer dokumente historike që kemi hulumtuar dhe mbledhur në të kaluarën për profilin botues të aktivitetit tonë (të cilat nuk kemi pasur kohë t’i trajtonim ende). Një pjesë e madhe e këtij dokumentacioni, meqë ra fjala, mund të jetë e vlefshme për studentët siç e dimë tashmë, por që të arrihet printimi i tij ka nevojë për financim.

E gjithë sa më sipër është për ne “maja e ajsbergut”, siç thotë shprehja, sepse ne tani kemi ri-grupuar edhe koleksionet tona të ideve të ndryshme që me shumë kujdes i kishim lënë mënjanë për një kohë të gjatë. Ato mund të jenë të vlefshme për t’u planifikuar dhe zhvilluar në projekte që mund të prekin pozitivisht jetën e një publiku të gjerë, të ndryshojnë rrethanat publike për mirë, e kështu me radhë…

Ajo që mbetet për tu parë, dhe unë personalisht shpresoj, është se kur të ketë mbaruar kjo vështirësi botërore, bota do të ketë më shumë njerëz që praktikojnë mënyra më të mira të kuptuarit, ndërveprimit, bashkëpunimit, ndihmës dhe përkrahjes në një shkallë më të gjerë dhe përtej përfitimeve dhe rehatisë personale. Ne jemi bota që po krijojmë.

Le të mbetemi në kontakt, të dashur miq, dhe ne do të bëjmë të njëjtën gjë. Kujdesuni për veten dhe Gëzuar të Dielën e Pashkëve më 12 dhe 19 Prill dhe një javë të mbarë të Pashkës për këdo që i feston.